Masakra e Thumanës, policia kap në Lezhë autorin e katërt

anazapta

Arrestohet Pëllumb Kora, në kërkim për vrasjen e trefishtë në Thumanë, kur ai së bashku me vëllezërit dhe babanë ekzekutuan në pritë tre pjesëtarët e familjes Çeku dhe plagosën një grua.

Policia e Lezhës bën me dije se Pellumb Kora, 26-vjec, banues në Thumanë u arrestua pasi Gjykata e Krujës ka vendosur caktimin si masë sigurimi “Arrest me burg” në mungesë, për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtje pa leje të armëve municioneve luftarake”, lidhur me vrasjen e trefishte me 05.06.2015.

Vëllezërit Daniel, Besnik, Pellumb dhe babai i tyre Gurali Kora akuzohen si autore të vrasjes së Fran dhe Arben Çekut, babë e bir, 79 dhe 44 vjeç dhe Eno Ramës 20 vjeç, nipi i viktimave. E plagosur mbeti edhe Luçie Çeku 66 vjeçe, bashkëshortja e Franit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *