Këngëtarja Elvana Gjata është shoqëruar në polici sot paradite, ku ka dhënë dëshminë e saj lidhur me masakrën e mbrëmshme në një nga lokalet e zonës së Bllokut në Tiranë.
Nuk jepen ende detaje të plota, por shkaku i sherrit të mbrëmshëm duket se ka qenë pikërisht një grindje banale lidhur me këngëtaren në fjalë.
Pritet të sqarohet nëse ajo ka qenë prezente në momentin që protagonistët e ngjarjes së mbrëmshme kanë qitur armët.
Sipas një versioni ende të pakonfirmuar, Gjata ka qenë brenda lokalit në shoqërinë e një prej personave të përfshirë në debat e më pas në shkëmbimin e zjarrit.
Një person ka vdekur dhe të paktën dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në lokalin Monopol (ish-Solomon) në pronësi të shtetasit Redi Popesku i cili është shoqëruar gjithashtu në polici.
Popesku që fillimisht u raportua si i plagosur rëndë, njihet për tregtinë e veshjeve dhe aksesorëve të luksit dhe frekuentohej nga rrethet e shoubizit të Tiranës.
k.a. / dita

Nuk me vjen mire nga arrestimi i saj, pasi ishte “VIP”! Mezi e kemi, dhe, ju lutem faleni, se nuk mplekset me me kategorine e vet te injoranteve dhe analfabeteve te rruges…….