Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Gutierrez ka mbërritur në Ukrainë ku pritet të takohet me kryeministrin ukrainas, Zelensky. Ai po viziton vendet përreth kryeqytetit të Ukrainës që ishin të pushtuara nga trupat ruse, sipas BBC.
Ndalesa e parë ishte Borodyanka, qytet në veriperëndim të Kievit, ku dëmet nga sulmet ajrore dhe granatimet janë befasuese. Ai më pas vizitoi Bucha-n, ku foli për vrasjen e civilëve.
‘Nevojitet një hetim i plotë për masakrën në Bucha. Unë mbështes plotësisht gjykatën penale ndërkombëtare dhe i bëj thirrje federatës ruse që të pranojë të bashkëpunojë me GJPN-në.’
‘Por kur flasim për krimet e luftës, nuk mund të harrojmë se krimi më i keq është vetë lufta, theksoi Gutierrez.’
l.b./ dita
