Fajin për tragjedinë që tronditi Florida-n ditën e mërkurë, Presidenti amerikan Donald Trump ja faturon mësueseve dhe shokëve të klasës së ish-studentit vrasës, të cilët siç thotë, nuk denoncuan problemet psikike të 19-vjeçarit.
Në një mesazh në rrjetin social Twitter, lideri i Shtëpisë së Bardhë pohon se kishte pasur shumë sinjale për problemet mendore të vrasësit dhe autoritetet duhet të ishin lajmëruar. Më pas, Presidenti reagoi edhe përmes një fjalimi zyrtar nga Shtëpia e Bardhë.
“Jemi të bashkuar si një familje e vetme amerikane dhe vuajtja juaj është edhe e jona. Duhet të përballemi me problemin e vështirë të shëndetit mendor. Nuk është e mjaftueshme të adoptosh masa që mund të na duken si të përshtatshme për të bërë ndryshimin. Jemi ne që duhet ta bëjmë ndryshimin”, tha Trump.
Edhe Ministri i Drejtësisë Jeff Sessions, pranon për herë të parë se ka diçka që nuk shkon me lehtësinë me të cilën u shitën armët edhe atyre që shfaqin shenja të problemeve psikike.
Vrasësi i Parkland, 19-vjeçari Nikolas Cruz, kishte siguruar një armë automatike Ar-15 në mënyrë të ligjshme. Ndërkaq nga Florida vijnë lajme të tjera shqetësuese. FBI-ja pranoi se ishte paralajmëruar mbi adoleshentin që ndërmori masakrën në shkollën nga ku ishte përjashtuar.
Kruz, i cili është paditur për 17 akuza për vrasje pas arrestimit, kishte lënë një koment në një video të postuar në “Youtube” vitin e kaluar, ku thoshte se do të bëhej një profesionist masakrash në shkolla e se donte të vdiste duke vrarë njerëz.
Studentët dhe mësuesit e shkollës prej kohësh ishin në gjendje alarmi. Shkolla kishte shpërndarë edhe një e-mail për të paralajmëruar personelin dhe Cruz ishte përjashtuar për sjellje të keqe.
l.h/ dita

Vendosni ne cdo hyrje te shkolles aparatura pse jo dhe polic per te garantue jeten e nexenesve.Ashtu sic vijne ne shkolle po keshtu te dergohen shendosh e mire tek prinderit ne shtepi.Ne te kunderten jeni shtet demokratik por qe ju vriten femijet e shkollave.
Cdo koment eshte nje shqetesim qytetar. Prandaj po i lejoj vetes te drejten te them: 1. Ne SHBA duhet te ndalohet me ligj shitja e armeve. 2. Nderkohe duhet te mblidhen armet qe sot zoterojne qytetaret.
Prej vitesh jane diskutuar keto probleme ne nivele te ndryshme, madje edhe sot duket te pamundura te tilla masa ekstreme. Por sa me shpejt qe te realizohen ato, aq me i sigurte do te jete qytetari dhe aq me i fuqishem do te jete shteti ne sherbim te tyre. Rruge tjeter me te sigurte ne roje te jetes se qytetarit nuk ka.
Ju qe komentoni me siper ja fusni kot pa lidhje…kjo per arsye te informacionit te kufizuar qe ju keni!!!!
Sa vite ka qe shiten arme ne Usa dhe ku bazohet ne cfare ligji?
Kur jane shtuar vrasjen neper shkolla,sa kohe ka qe po ndodhin keto gjera?
Pse neper shkolla …?
Cfare supozon ndryshimi i nenit te 4 ne kushtetuten Amerikane?
Kur te informoheni do te shikoni qe situata nuk eshte ajo qe paraqitet.
Bye.
eshte nje tmerr i vertete.jam per nje bote paqesore pa luftra pa arme. nuk i di ligjet amerikane per armet.ndryshimin duhet ta bejne ato qe miratojne ligje.stop armeve.kemi degjuar dhe raste te tjera te tilla ne shkollat amerikane.Nuk duhet te egzistojne denime per studentet gjimnazistet.ato qe kane probleme mendore t`i cojne ne spitale.atje sikur funksionojne edhe psikologet, gje hyri dhe te ne.Perjashtimi nga shkolla eshte mase ekstreme qe eshte baraz me dhunen.s`duhet te ushtrojme dhune ndaj askujt nga nxenesit se ato behen agresive , gje qe eshte ne dem te shoqerise.Me cfare mund te merret nje nxenes i perjashtuar kur shkolla eshte nje pjese jete qe e kelon cdo njeri.Ai eshte prekur aq shume sa ndjehet i dhunuari.Dhe nje i dhunuar do ushtroje dhune. dhunimi i tij sjell kunderveprimin e tij po me dhune, ne kete rast dhune ekstreme duke marre jetet e shokeve te tij qe jane fare te pafajshem.c`fatkeqesi e madhe.Ai ka qene aq i ngarkuar psikologjikisht sa vrau kaq shume ish shoke a bashkemoshatare te tij te pafaj, aq me teper qe edhe e paska shprehur.Kur perjashtohet nga nga shkolla nje x nxenes duhet te trajtohet diku.Duhet ta organizojne ne qendra rehabilitimi me psikologe sepse nje si ky, beri gjemen.Jam shume shume e prekur nga ky rast kaq i tmerrshem.sa te tmerron ky lajm.kur ndodh ne amerike qe ne e mbajme si shtetin me te fuqishem po ne vende te tjera c mund te ndodhe.
jam per ndalimin e armeve ne menyre kategorike dhe te filmave horror.Te mos prodhohen me te tille filma por te prodhohen filma paqesore me tema sociale te ndryshme sepse dhe ato ndikojne ne formimin e personalitetit te brezit me te ri qe ne fillese.mendo kur nje femije i vogel te ndeshet me nje film me vrases e me arme. cfare krijohet ne psikozen e tij.aq me teper kur te vegjelit e marrin shabllon cdo gje qe shohin dhe deshirojne t`i ngjajne personazheve.Duhet te funksionojne te gjithe mekanizmat shteterore nga shkolla mjekesia deri te inteligjenca e shtetit.une nuk i di ligjet e amerikes per armet po jam per mos egzistencen e asnje lloj arme. fortesia e nje shteti eshte mireqenia etij.Kush ka mireqenie me te mire eshte shteti me i forte.Jeten nje here na jepet rasti ta jetojme. po te vritesh pa asnje shkak eshte makaber.duhet t`i themi stop shpenzimeve per armatime cdo shteti.Te diturit, ne vend qe te shpikin nje arme per te vrare njerez, te shpikin gjera ne te mire te njerezimit jo bomba per te hedhur ne ere njerezimin aq me teper qe vrasin dhe mjedisin ku jetojne vete, vrasin atmosferen,vrasin frymemarrjen e tyre.Ne vend te shpikim arme , te shpikim gjera, pajisje te ndryshme dhe aq me teper mjekesie dhe medikamente per shendetin dhe mireqenien e njeriut qe te jetoje ne paqe e me shendet te mire deri sa te jetoje ne jeten e tij.