10 mijë euro shpërblim për këdo që sjellë informacion në Policinë e Durrësit, lidhur me kapjen e katër autorëve të masakrës së të shtunës, ku humbën jetën tre anëtarë të një familjeje.
Katër autorët që janë shpallur në kërkim janë anëtarë të së njëjtës familje. Policia është në kërkim të vëllezërve Daniel, Pëllumb e Besnik Kora dhe babai të tyre Guri Kora, për të cilën kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve.
Për çdo informacion policia e Durrësit vë në dispozicion të qytetarëve numrin e telefonit: 0694110217, si edhe numrat: 129 dhe 126.
“Për çdo informacion të vlefshëm që do të vihet në dispozicion nga qytetarët, për vendndodhjen e autorëve, Policia ka vendosur një shpërblim prej 10.000 €, si dhe garanton anonimatin e plotë të qytetarit”, thuhet në njoftimin e policisë së Qarkut Durrës.

Po informacioni per ata qe shkaterruen ushtrine, depot e armeve, e bene qe armet te shperndaheshin gjithandej, sa paguhet?