Masakra në Vlorë/ Gjithçka nisi kur njëra nga gratë e quajti “hajdut”, vrasësin

DITA Online

 

Ndërkohë që hetuesit vijojnë marrjen në pyetje të prindërve të autorit të masakrës në Qarkun e Vlorës, operacioni për kapjen e tij ka nisur të konkretizohet në tri drejtime.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se forcat e policisë kanë hyrë nga krahu i fshatit Roms, si dhe nga krahu i Mallakastrës, ndërsa në përforcim të tyre kanë ardhur edhe FNSH nga Fieri, përveç repartit të RENEA-s.

Sa i përket dëshmisë së prindërve të 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, mësohet se ata kanë konfirmuar para hetuesve se njëra nga gratë e mbetura viktimë e kishte fyer djalin e tyre, duke e akuzuar për vjedhje, raporton Top Channel.

Ai ishte ngritur nga tavolina për t’u larguar, e më pas ndodhi ajo çfarë dihet, masakrimi i 8 personave të një fisi.

Por, prindërit këmbëngulin se nuk e dinë se ku e ka gjetur armën vrasësi, pasi siç janë shprehur, nuk kanë mbajtur kurrë armë.

a.s/dita

Share This Article
6 Comments
  • Eshte fatkeqesi e madhe qe ky popull vritet ndermjet njeri tjetrit kur armiqte e tij jane ata qe i drejtojne ne cdo strukture shteterore.Kudo po ta kishte drejtuar armen ne cdo institucjon shteteror nuk do i shkonin plumbat huq dhe populli do i ngrinte kenge.Ama jo per te afermit e as per vrasjet e popullit te thjeshte!

    • Mos harro qe ata armiqte e tu qe drejtojne strukturat shteterore, jane bijte e ketij populli, plehrat e plehrave!

      • Janë bijtë e BALLISTO-ZOGISTËVE të dikurshëm, PRA ME PAK FJALË të BASHIBOZUKËVE DHE TRADHËTARËVE TË DIKURSHËM TË KËTIJ VENDI DHE SI’Ç DIHET DARDHA DO BJERË NËN DARDHË, OSE BËMË BABA TË TË NGJAJ.

  • Sherr sherr la fame..e dreq, nuk mbyllen gojet e kunatave
    fusin helmin neper vellazeri, dhe ja ku perfundon gjithcka.

  • Keshtu ndodh zakonish, dhe jo pa te drejte, nje here te ha goja mut, pastaj te ha bytha dhe. Dikur thuhej se fjala vret me rende se plumbi, ndersa sot quhet motiv i dobet.. Ka nevoje shoqeria shqiptare qe te edukohet me menyren e komunikimit ne shoqeri. Dhe kete duhet ta beje shteti, pa qene nevoje qe dikush te shkoje ne varr i vdekur e tjetri i gjalle i varrosur ne burg…

  • Pse verte mendoni qe kjo masaker ndodhi pse dikush nga te afermit e quajti hajdut!? Nese vertet do te ishte keshtu, sot gjysma e popullsise shqiptare do te ishte zhdukur!
    Nuk eshte as vendi as koha dhe askush prej nesh nuk mund te bej psikanalistin, vetem se nje gje eshte e vertete dhe e dukshme. Dalja e armatimit luftarak nga depot e ushtrise dhe renia e tyre ne duar te papergjegjshmish, beri ate qe ne kete vend nuk mundi ta bente okupatori gjat luftes se dyte boterore!
    Nese ne kohen e luftes dikush vritej ne lufte apo nga okupatoret, ai me te drejte do te perjetesohej si martir, ndersa sot, nese vritesh nga shqiptari, vellau, komshiu, qytetari, fshatari , jo vetem qe humbet pa nam e pa nishan, por mbrapa ke len te hapur edhe zinxhirin e gjakmarrjes, e cila nuk do te kursej edhe shum jete te pafajshmish, deri ne pafundesi!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *