Masakrat ballisto-zogiste gjatë Luftës së Dytë Botërore

Elena Tase

Nga Dalan Buxheli

Kanë ndodhur disa ngjarje aspak të këndshme,madje lënduese për pjesën më të madhe të popullit këto kohët e fundit. Iu bë një ceremoni shtetërore Mit’hat Frashërit, kryekolaboracionistit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky ishte në të vërtetë rehabilitim i një tradhtari dhe bashkëpunëtori të fashizmit. Në këtë mënyrë janë janë rehabilituar nga Sali Berisha e Bujar Nishani figura të tjera kriminelësh si Halil Alia, Ahmet Zogu, Hamit Matjani. Madje po tentohet edhe rehabilitimi i Esat Toptanit! Turp për të gjithë ne veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe pasardhësit e dëshmorëve po lejuam të vazhdojë më tej kjo maskaradë e paparë!

Është për të ardhur keq, por edhe botimi i disa kujtimeve të një krimineli me damkë si Kadri Cakrani nuk më duket normal. Këto kujtime të shkruara nga një kriminel injorant, me dashakeqësi dhe me qëllimin e vetëm për të përmbysur historinë e vërtetë, më shtynë të reagoj dhe të tregoj disa nga krimet e këtyre mostrave që kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë. Nuk bëj dot replikë drejtpërdrejt me këtë kriminel, për faktin e thjeshtë se ai e ka dredhur bishtin në arrati dhe i harruar ose i rrethuar me urrejtje dhe i mallkuar,  rreth gjysmëshekulli më parë. Por të mos harrojmë faktin se ai ishte numri 1 në listën e kriminelëve të kohës së luftës dhe, nëse nuk do të ishte arratisur, më e pakta do të hante gjysmën e lekut në lule të ballit…

…Na befasoi deklarata e kryeballistit Adriatik Alimadhi, i cili në seancën e Kuvendit të Shqipërisë datë 23 maj të këtij viti deklaroi: “na thoni – tha ai-nëse vërtetohet se një ballist ka vrare një partizan, unë do të jap dorëheqje”(?!). Çfarë hipokrizie, kur dokumentet arkivore të vendit e të huaja vërtetojnë mijëra e mijëra antifashistë, partizanë e familjarë të tyre të masakruar, burgosur e internuar në kampet e shfarosjes, nga dora e zezë e ballisto-zogistëve, të vënë në shërbim të nazifashistëve.

Po e nisim me masakrën e 4 shkurtit 1944, ku autori kryesor ishte pikurish Kadri Cakrani me shefin e tij, Xhafer Deva.

4 Shkurt 1944: Ballisto-zogistët kryen mbi popullsinë e Tiranës krimin më të madh dhe më çnjerëzor që njeh historia e LANÇ-it, ku me egërsi çnjerëzore në natën e 4 shkurtit, rrëmbyen nga gjiri i familjes mbi 500 të rinj patriote, ku nga këta 84 i pushkatuan në rrugët e sheshet e Tiranës. Atë natë Tirana u la me gjakun e bijve të saj të pavdekshëm. Cili qe skenari i kësaj skene makabre, kush e hartoi atë, cilat qenë forcat që morën pjesë në zbatimin e tij dhe cili qe përfundimi?

Nga dokumentat arkivale, nga tregimet e disa pjesëtareve te familjeve të kësaj masakre, si dhe nga deponimet e bëra nga disa ish- kryepleq të lagjeve të Tiranës, që u morën me forcë në bastisjen e shumë familjeve dhe arrestimin e shume viktimave rezulton: Në këtë masakër çnjerëzore kuislingo-ballistët, që më parë kishin hartuar një skenar në një takim, që ishte bërë më 16 janar 1944 në zyrën e ish kryeministrit të qeverise kuislinge Rexhep Mitrovica, ku në të kishin marrë pjesë, Xhafer Deva, ish ministër i brendshëm, Hysni Dema komandant i përgjithshëm i xhandarmërisë, Kadri Cakrani komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti ish prefekt i Tiranës. Objektivi kryesor i këtij takimi synonte të realizonte që i’i jepej një goditje e rëndë asgjësuese organizatës së partisë komuniste dhe të Frontit Nacionalçlirimtar të Tiranës. Të arrestoheshin dhe të pushkatoheshin personat që përfshiheshin në listat e hartuara nga policia sekrete, të zbuloheshin dhe të asgjësoheshin të gjitha bazat ilegale të LANÇ. Operacioni u mbajt shumë sekret dhe do të fillonte në orët e pasdites së 3 shkurtit 1944. Ky operacion u drejtua nga Xhafer Deva e Kadri Cakrani. Ata vepruan të organizuar në grupe me nga 10-15 të drejtuar nga ballistët Halim Begeja, Halil Meniku, Sit Demneri, Arif Merepeza, Osman Kazazi, Zice Hatipi etj. Në mëngjesin e 4 shkurtit 1944, kufoma të vrarësh, të mbytura me gjak, ishin kudo nëpër rrugët e Tiranës.

Ja ç’tregon Havaja, nëna e Fadil Radës: “Isha vetëm në shtëpi me djalin e vogël Fadilin, se dy djemtë e tjerë, Ademi dhe Isufi, ishin partizanë. Në orën 2 të natës, xhelatët e armatosur thyen derën dhe më morën Fadilin. U ngjita pas djalit tim, por katilët më shtynë dhe më shkëputën nga ai. “Lidheni qenin!” bërtiste Osman Kazazi. Për dy ditë radhazi nëna me bukë në gji, kërkova nëpër Tiranë, që të gjeja djalin dhe t’i jepja për të ngrënë, por nuk e gjeta. Pas dy ditësh shokët e tij ma sjellin trupin që e kishin gjetur në një gropë jashtë Tirane, në rrugën e Elbasanit, por nënëzeza nuk e njohu Dilin, se e kishin copëtuar xhelatët”. Ndërsa trupat e dy vëllezërve, Maliq dhe Haki Huta , pjesëmarrës të lëvizjes çlirimtare, nuk janë gjetur. Fshatarë nga Farka dëshmojnë se në pyllin e Saukut, në një gropë, kanë hedhur shumë trupa të pushkatuar.

Të gjithë personat e tjerë prej 400 vetë të arrestuar, që nuk u pushkatuan, u burgosën në komandën e përgjithshme të xhandarmërisë, u dërguan në kampet naziste të vdekjes.

Ballisto-zogistët, duke mos u ngopur me gjakun e dëshmorëve të 4 shkurtit, më 23 shkurt 1944 në orën 11, arrestuan antifashistët Gjergj Frashërin, Viktor Gjokorecin, Trajan Pekmezin dhe Skënder Kosturin, të spiunuar nga ballisti Gëzim Latifi. Operacioni i arrestimit të tyre u drejtua nga Qazim Mulleti, Osman Kukaleshi dhe Said Matja, pasi i torturuan, po atë mbasdite, në orën 16 i pushkatuan afër xhamisë së Zajmit.

4 shkurti 1944 është një ngjarje që tregon dhe do të tregojë qartë në shekuj fytyrën e vërtetë të bashkëpunëtorëve të nazifashizmit ballisto-zogistëve. Kjo natë e zezë ka hyrë në historinë tonë si nata e Shën Bartolomeut shqiptar, si simbol i terrorit dhe masakrës çnjerëzore të forcave të errëta, që koha i nxori shpejt nga skena e historisë.

Më datën 5 shkurt 1944, komanda e xhandarmërisë në raportin e saj për ngjarjen thoshte: “Forcat e xhandarmërisë, së bashku me forcat e regjimentit Kosova dhe me vullnetarët e BK, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar. (AQSH,fondi 1230,dosja nr.134.)”.

Bashkëpunimi me gjermanët i ballistëve pranohet edhe nga kolonel Faik Quku, ish sekretar i përgjithshëm i Ballit Kombëtar, i cili deklaron se: “Gjatë vitit 1944 forcat e BK në luftë kundër forcave partizane bashkëpunuan me gjermanët. Kështu kalojnë hapur në pozita anti-bosht, kalojnë në fushën e komprometimit, thënë atë të kolaboracionizmit”.(Libri i tij faqe 344).

Komandantet e batalionit ballist Haki Blloshmi e Hasan Cala në Mokër, paralajmëruan batalionin partizan Reshit Çollaku se nqs do të goditen forcat italiane do t`u godasim pas krahëve. Në Gjirokastër veç batalionit balli kishte edhe shtabin ushtarak ku bënin pjesë Bilbil Haini, Demir Kallarati, Qemal Shtino, Ismail Golemi, Idris Jazo, Seit Shehu. Ballistët ishin të pajisur me letërnjoftim, ku shkruhej: “Lëshuar luftëtarit të lirisë”(!).

Oficeri anglez Maklin pohonte në raportin e tij, se Balli kombëtar i paguante anëtaret e tij. Kështu komandanti i batalionit merrte 600 franga, adjutanti 440 franga, komandanti i kompanisë 440, ai i togës 340, komandanti i skuadrës 240 franga, ndërsa ushtari ballist 200, ushtarët e rinj 100 franga.

Në një dekret të qeverise së atëhershme datë 13.03.1944, komandës se ballit i caktoheshin 4.000.000 franga shqiptare për rrogat e fuqisë ushtarake, ndërsa 1.000.000 franga i jepeshin armës së xhandarmërisë. Këta ballistë të paguar, të veshur e të mbajtur mirë, të armatosur me armët e fashistëve italianë e nazistëve gjermanë, qëndronin në qytete duke frekuentuar restorantet e kafenetë, duke bërë jetë normale plot qefje e pa u shqetësuar as nga italianet e as nga gjermanët, ndërkohë që partizanët jetonin maleve me vuajtje e sakrifica të mëdha nën presionin e vazhdushëm të tyre. Më 7 tetor 1943, Ismail Golemi qarkor i Ballit për Gjirokastrën urdhëronte popullin se nqs “Do të ngiten forcat gjermane unë do ta djeg Gjirokastrën si Neroni Romën”.

Më 3 tetor 1942 Javer Hushiti guvernator i prefektures së Gjirokastrës i preu për 10 ditë bukën qytetit duke ndaluar furrat të mos prodhonin, preu ujin, nenpunesit nuk do te paguheshin, u mbyllën shkollat sepse nuk dorëzoheshin djemtë e malit.

Në mitingun e organizuar në sheshin Çerçiz Topulli nga balli kombëtar ku në ballkon para bashkisë, prefekti Veip Runa e Ismail Golemi folën se gjermanët nuk duhet t’i luftojmë, sa ata s’kanë ardhur për të qëndruar, po në atë shesh vranë 5 veta e u plagosen mbi 70 të tjerë. Krimineli Idris Jazo komandant i çetës së BK, kapi në befasi Bulen Naipin anëtare e qarkorit të PKSH për Gjirokastrën dhe Persefoni Kokëdhimën, partizane e brigadës VI, e plagosur dhe më 17 korrik 1944 Idris Jazo bashkë me Ismail Golemin, pas torturave çnjerëzore i varën në litar në sheshin kryesor të Gjirokastrës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk gjendet në asnjë vend të Evropës varje e femrave në litar, kjo është dëshmi e gjallë e egërsisë shtazarake të ballisto-zogistëve ndal luftëtarëve të lirisë.

Më 2 prill 1944 çeta balliste që drejtohej nga krimineli Idris Jazo, vrau në pritë Memo Meton sekretar i PKSH për Kurveleshin dhe Tepelenën. Kjo çetë më 10 shkurt 1944 kapi gruan trime Aleme Bedo Bisha, nënën e dy partizanëve dhe e vranë duke e shpuar me bajonetë. Po në Kuç bazë e rëndësishme partizane në operacionin e dimrit 1943-1944, ballisto-zogistët kapën dhe pushkatuan para shtëpive të tyre 26 fshatarë të pafajshëm, midis tyre përfshi gra e fëmijë.

Ne Uznovë të Beratit, në vendin e quajtur Çezma e Thatë, më 26 maj 1944, ballisti Qemal Runa spiunoi se punëtorët e mirëmbajtjes së rrugës kanë lidhje me partizanët. Në ora 12.00 të gjithë punëtorët ishin ulur të bënin pushimin e drekës dhe të hanin atë cope bukë e qepë që kishin marrë me vete. Në këtë moment mbërriti Abas Ermenji, komandant i ballistëve për Jugun. Tregoni nga kaluan partizanët u tha ai punëtoreve, sikur te ishin punëtorët e shtabit që shpërndante partizanet, tregoni ku është fshehur komandanti i partizaneve Thoma Bello. Heshtje. Abas Ermenji shfryu gjithë inatin:-Pushkatojini të gjithë nëse nuk duan të vijnë me ne. Punëtoret u gjendën të rrethuar nga të katër anët. Ballistët hapën zjarr mbi punëtoret që binin si pemë të këputura. 72 punëtorë u vranë me bukë në gojë, sepse nuk pranuan të bashkoheshin me BK. Kjo është masakra e përbindshme në Uznovë të Beratit. Ballistët nuk u ngopën me kaq. Trupat e punëtorëve ashtu siç ishin të mbytur në gjak, e dikujt ende nuk i kishte dalë shpirti, i hodhën nëpër karroca dhe i nisën drejt Beratit, i shpunë në sheshin në mes të qytetit, i plasën atje për të tmerruar popullin.

Ballisti Xhepe Kanistra nga fshati Gjergjevice Korçë, që udhëhiqte forcat gjermane gjatë operacionit të qershorit 1944, kapi ne befasi partizanen Fatmira Salën, që për t’u shpëtuar ishte veshur si fshatare, e tërhoqi zvarrë dhe ua dorëzoi gjermanëve duke u thënë merreni, është nga fshati im është partizane bashkë me dy vëllezërit e saj. Bashkë me Xhepën ishte edhe ballisti tjetër Riza Hoxha.

Me 5 qershor 1942, Qazim Koculi i plotfuqishmi i karabinierisë, bëri një listë me 60 emra antifashistësh vlonjatë, bëri arrestimin e tyre duke i dërguar në kampet e përqendrimit. U arrestuan dhe u mbyllën në burgje brenda e jashtë vendit rreth 8500 antifashistë, vetëm nga Vlora u burgosën e internuan 1530 vetë.

Ne korrik 1942 ministri i brendshëm Hasan Dosti dhe Kol Tromara, nxorën urdhër, me anë të të cilit urdhëronin arrestimin e familjarëve të partizanëve, ata që cilësoheshin si më të rrezikshëm pushkatoheshin dhe varje në litar. U varën në litar Vasil Laçi, Shyqyri Ishmi, Kiço Greco, Midhi Kostani, Hamdi Shijaku, Muhamet Gjollesha, Ferid Xhajko, Nikolle Tupa, Hamdi Mezezi, Bule Naipi, Persefoni Kokedhima, Fato Berberi, Ganimete Tërbeshi. (Nikolle Tupa, Hamdi Mezezi e Ferid Xhajko janë varur në litar nga ish ministri i drejtësisë Hasan Dosti).

Balli Kombëtar i drejtuar nga Mit`hat Frashëri hyri në rrugën e një tradhtie kombëtare në marrëveshje me fashistët italianë e nazistët gjermanë kundër Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar:

Në janar 1943 kryetari i organizatës së BK në Pogradec Xhavit Bej Starova, lidhi me komandantin e përgjithshëm italian të sigurimit, gjeneralin Xaninin, një marrëveshje me anën e së cilës, tradhtari merrte përsipër të krijonte një grup “vullnetarësh” prej 200 vetësh për të luftuar kundër çetave partizane. (AQSH letër e Xhavit Starovës drejtuar Xaninit, 5 janar 1943).

Me 17 shkurt 1943, në Fier, u nënshkrua një marrëveshje me italianët nga gjashtë krerët te BK, midis të cilëve Bektash Cakrani, Eqerem Peshkepia, Qazim Selfo dhe dy komandantëve italiane kolonel Kualia Eneriko dhe kapitenit Pietro Pepe, ku shkruhej:

Të mbledhur së bashku në Fier në kazermën e KK.MM, para komandantit te sektorit, kolonel Kualia Eneriko, pohojmë në mënyrë solemne, duke dhënë fjalën e nderit për te mbajtur barrën e poshtëshënuar:

  1. Të mos u japim përkrahje e ndihmë në asnjë mënyrë veprimeve të rebelëve (partizanëve).
  2. Të marrim armët në rast se do të sulmohemi nga rebelët pasi do t`u jetë njoftuar atyre se nuk do të jepet përkrahje e ndihmë.
  3. Të shpartallojmë rebelët kur janë grupe të vogëla, pa pasur nevojë të kërkojmë ndihmë prej ushtrisë.
  4. Të qëndrojmë me armë kundër grupeve të mëdha të rebelëve, duke vënë në dijeni me të shpejtë autoritetin ushtarak dhe nëpërmjet tij komandën e sektorit të Fierit, që ky të mund të japë ndihmë.
  5. Të arrestohen e të kallëzohen shpejt rebelët që eventualisht do të veçohen e do të vijnë në cilido fshat e shtëpi në Mallakastër.
  6. Të mblidhet pa përjashtim e t`i jepet autoriteti ushtarak çdo lajm për çdo lëvizje të rebelëve.
  7. Të jemi gjithmonë gati në çdo rrethanë për të bashkëpunuar dhe për të ndihmuar ushtrinë në rast nevoje.
  8. Të njoftohen brenda 15 ditëve, duke filluar që nesër, emrat e fshatrave qe nuk veprojnë, t’u binden këtyre detyrave.(protokolli ndodhet ne AQSH Fondi 254, dosje 170. fleta 1,17 shkurt 1943.).

Bashkëpunimi i BK edhe me nazistët gjermanë, vërtetohet nga dhjetëra dokumente të huaja të kohës. Komandanti i forcave gjermane në Shqipëri, gjenerali Herman Nojbaher shkruante: “Burrat e BK kurrë nuk u ndeshen me trupat tanë. Ata i përdornin energjitë e tyre kundër partizanëve në Jug të vendit… Prapavija jonë mbrohej nga bandat shqiptare, nën drejtimin e fiseve dhe të klaneve të tyre… Ata na mbronin në radhë të parë nga partizanët..”

Ja këta ishin ballistet me në krye Mit’hat Frashërin që lëkura e tyre s`vlente as për një daulle. Këtë e pohon vetë Mit’hat Frashëri më 26.11.1944, para largimit bashkë me gjermanët nga Shkodra mbajti një fjalim ku tha: “Ne e bëmë detyrën karshi atdheut e lëkura jonë tani s`vlen më për asnjë daulle”.

Këto pasqyrojnë disa nga krimet e BK që kryen këta tradhtarë kundër luftëtarëve të lirisë që, siç vërtetojnë dëshmitarët okularë, në veprimet e tyre u treguan më të egër se pushtuesit.

Share This Article
12 Comments
  • Ka ardhur koha e maskarenjve. Sot eshte “Cool” te jesh tradhetar . Fatkeqsisht historine e shkruan me i forti .

  • O Persefoni Kokedhimen ja dorzoi gjermaneve ballisti nga Vunoi,o e kapi prefekti Veip Runa dhe e vari ne litar si thua ti o Dalan.O vasil Lacin e varen italianet,kur qelloi mbi Viktor Emanuelin,o e vari ministri Hasan Dosti.
    4 Shkurtin,o e beri Xhaferr Deva kur guerrilasit komuniste e plagosen dhe i vrane nipin e mitur,o e bene ballistet qe nuk ishin fare ne qeveri.
    Kjo e Vasil Lacit ben muuuuu,se ne 1940,kur erdhi Viktor Emanueli, nuk kishte as Ball,as Parti Komuniste,prandaj: Rregullo zembreket o Dalan,se e dergove kungullin ne Hene.
    Ata te Uznoves i vrane cetat partizane kur bene marreveshjen me gjermanet ne Berat.

    • dem
      dhe ballin e krijuan komunistët!!ata e bën me hile!!një pjese të tyre u thanë ju bëhuni me gërmënin ne kundër!!kështu që jemi të mbrojtur të dy!!ju vrisni dikë nga ne e ne dikë nga ju!kështu që nemcja se kupton!!
      dhe kështu u bë!!
      por enveri e tradhëtoi mithatin!!ja futi në sekondat e fundit!!
      megjithëse enveri vrau dhe ata të skuadrës së tij më vonë!!
      ky është varianti më i saktë për të treguar historinë e shqipërisë!!
      apo jo o dem debi??
      hy debilat e mutit!!

  • I nderuar Buxheli !
    Ato që shkruan ti janë fakte historike , janë një pjesë fare e vogël e krimeve të kolaboracionistëve ndaj shqipëtarëve dhe s’ka llomotitje balliste t’i hedhë poshtë .
    Por , i nderuar mik , kjo nuk është shqetësuese për mua .
    Shqetësuese është që shqipetarët sot janë bërë të gjithë fashistë , me individë e me parti politike !
    Një e majtë shqipëtare që përmbys me arrogancë Luftën e ll Botërore në Shqipëri dhe votohet , lëvdohet , qeveris me harbutllek , arrogancë “ demokratike “ vëndin dhe sikur s’ka ndodhur asgjë .
    Buxheli , duke parë gjëndjen , të djeshmen dhe të sotmen unë kam arritur në një perfundim dëshperues :
    Nëse ne nuk do qemë midis dy lëvizjeve të forta antifashiste ( Jugosllavi- Greqi) ne do qemë vëndi më fashist në Ballkan dhe fashizmi do na kishte marre me vete në gropën e tij , Shqipërinë dhe ne bashkë me të .
    Së dyti , siç thonë deputetët e parë shqipëtarë , brezi i Ismail Qemalit , qe fat që u krijua Shqiperia , qe dhuratë .
    Prandajë ne edhe sot , se kemi per gjë të hedhim në erë shtetin .
    Buxhel, mos u merr me ballistët , ata atë punë kanë , merru me komunistet që janë më balliste se ballistet .
    Zaten në vënde si Shqiperia që qeveriset me kanun dhe mburren me të ( Sali Berisha ) demokracia është një iluzion , një gënjeshter!

    • Dhe Dalani na i tregoi perrallat me balliste , ashtu sipas porosise se partise e xhaxhit Enver!!!!!! Shterngo ushkuret o Dalan se mendja te paska lene!!!!!! Larg po shume vite larg o Dalan bolsheviku, kur partia jote o Dalan i premtonte popullit lugen e floririt.dhe i mori shpirtin me pas, duke vrare burgosur e sakatuar tere popullin sidomos ate te fshatit qe se ngopen njehere barkun me buke . O farë e mallkuar hesht me mire se mjaft eshte helmuar ky popull me demagogjine tuaj.

  • Veterani Dalian Buxheli me te lumte ajo pene, komanduar ajo ndegjegje atdhetare,qe i thua brezi te Ri ,te vertetat e asaj lufte sa maskaralleqet e “Ballit” fatkeqesisht thirur- Kombetar”. Fatmiresisht jam 84 vjecar dhe e kam te skalitur ne mendie,ato masakra te ballit kombetar dhe, bashkepunimin me pushtuesit .Me vjen keq per mjafton te them se ne fashati tim pos masakrave te te moshuarve tane na dogjen dy shtepi,(qershor 1944)sa hyne forcat gjermane ne Dangelli. Si ne fshatin tone,udhehoqen ata,(gjermanet),me flake ne dore,dhe listat e shtepive partizane,qe dogjen shtepi ne cdo fshat te Dangellise,me SELENICEN te tere. Keq na vjen,me pushtuesit, te detyruar nga kreret e ballit, u angazhuan dhe disa bashkefsahtare te Dangellise,po ishin,te paket, kur shumica,u solidarizua me partizanet dhe mbushen cetat me Partizane.Vetem nga Zavalani Yne,dollen 6 Partizane,pos cetat teritoriale mbeshteten ata ne cdo aksion.I pa harruar Vaso Dama Micani, Xhel Koblara,deri dale partizane nga gjaku i “Vellezerve Frasheri” e tj. ( si 84 vjecar, memoria ben te veten),me shoke krye tyre, mbeten te pa harruar..
    Faleminderit i nderuar, Ballori VETERAN i nderuar sa na shkrua gjithnji te vertetat,mbehtet nje poull i tere.
    Me ju ne emer te 65 “Pasuesve veterane”te organizates sone ne Toronoto:.
    – “Pasuesi veteran” 84 vjecar;
    ( Nipii “Kapedan Jano Xhoga;rene krye cetes qe komandonte,ne mbrojte te PV sapo shpallur,sulmuar fqinjet jugore(1913-14); Nderuar Qarkut te Gjirokastres, me titull “MIRENJOHIE” ;ne 100 vjetorin e renies..
    Dite NJEMIJE e nderuari Dalan Buxheli;
    Ju lumte te nderuar vellezer VETARANE dhe PASUES,per qendrimin atdhetar qe po mbani.
    Festat e 107 vjetorit te Pv dhe 75 vjeetorin e clirimit i kalofshim gezuar:
    UNITETI MBAREKOMBETAR,paresori.
    Veteran i shquar i atdheut..
    VO. Me keqardhie: Faqia e zeze- komentuesve te mesiper: Adi dhe “demo”.

    Toronto 25-07-2019 Guri Naimit D.( Dh Xh)

  • Me te genjyer qe ben o Dalan,edhe ne kete moshe nuk hoqet dore nga cpifjet…
    Po mire edhe masakrat komuniste te Vlores do ja veshesh Qazim Koculit?Me urdher te Miladinit dhe Dushanit u godit ne Vlore djemte komuniste te lidhur me Sadik Premten dhe Anastas Lulon dhe u c`faros ceta plake e Vlores .Per kete enver hoxha erdhi vete ne Vlore ne 1943.Nja 100 djem te Vlores dhe rrethina u c`duken pa nam e nishan.
    Rrahman Parllaku ne vend qe te na tregoje plenumet,le te tregoje sa djem te Vlores ka vrare me Hito Cakon,Hysni Kapon,Kadri Hasbiun.
    Edhe keta do ja veshesh ne kurriz Qazim Koculit o Dalan?
    Qazim Koculi shpetoi shume Vlonjate nga fashizmi dhe komunizmi.
    Qazim Koculi eshte organizatori,figura me e rendesishme e Luftes se Vlores,.
    Morrat e kuq Luften e Vlores e duan,por e duan pa Qazim Koculin.
    Luften e Gjormit e duan,por e duan pa Hysni Lepenicen,prandaj ja kane veshur Hysni Kapos.
    28 Nentorin e duan pa Lef Nosin,Bektash Cakranin,Mithat Frasherin.
    Kryengritjet e Tanzimatit i duan pa Zenjel Gjoleken,se edhe ky niperit e strniperit balliste i pat.
    edhe kryengritjet e malsise i duan pa Dede gjon Lulin
    Edhe mbrojtjen e Vermoshit e duan pa Preke Calin,se edhe kete e pushkatuan per oficer nazist,meqenese nuk kishte gjermane ne Vermosh.
    O Dalan!Ujkun kur e le takati,behet skile.
    Lufta juaj e qelbur mban ere Serbi,mban ere tradhti kombetare,o Dalan.
    Sa me shume kohe kalon aq me shume i shtohet grafma kermes.

  • Po deri kur ju do doni me fituar poena duke armiqesuar pipulli tuaj!
    Deri kur ju duhen ´tradhetaret’ e ´heronjt’ sipas hagiografise bardhe e zi qe enveri va ka ngulit ne tru? Edhe nje shekull edhe nje mije vjet doni ta percjellni marrite kombtare edhe hasmerine ? Pfff!
    Po a nuk po e shihni se ballistet e zogistet jetojne jeten e tyre edhe pa ju e pa interesin tuaj! Edhe percjellin historine e tyre e turpshme a e lavdishme edhe pa ju brez pas brezi ! Apo mos po trembeni se femijet e juaj po e gjykojne si duhet perioden tuaj!
    Pse doni me zorr me bind njerezet per rrena! Zafik Premten, nuk kerkuan me vra ballistet as zogistet po komunistet si ju qe tradhetuan idealet e komunizmit te Sadikut per idealin e dushan Mugoshit e miladin popovicit!
    Ishit ne sherbim te armiqeve te shqiptarise edhe prape sot jeni kur percjellni vellavrasjen! Jeni pajtuar me fashistet italian ma shpejt se zogistet e ballistet sot edhe me germanin jeni pajtuar po me shqiptaret ende jo!
    Prandaj nuk keni vend n’evropen e civilizuar!

    • ij lil moj debile e fillon bukur,por ty nuk të rruhet pa ngrënë!!”Po a nuk po e shihni se ballistet e zogistet jetojne jeten e tyre edhe pa ju e pa interesin tuaj!”!!
      a me të vërtetë e ke?
      apo ashtu të pëlqen??
      sepse nga pikvështrimi tim!?
      nuk është ashtu si thua ti!!por janë ata që kërkojnë revansh,ose hakmarrje në shqip!!ata po mprehin shpatat,ata po kërkojnë hakmarrje por nuk kanë takat,sepse nuk kishin për të bërë vetëm kaq sa bëjnë!!o copa e debiles,atë shkollë që ke bërë,ndoshta e ke bërë me zotësi,të bythës(je ulur e ke mësuar si hajvane),por duket se nuk e ke pasur zotësi të kokës!!zgjuarsia nuk të punon moj debile!!
      e shkuara duhet të mbetet e shkuar!seicili të pranojë gabimet e tij,fajet e tij dhe të vazhdojnë përpara!!ata të mbyllin sqepin për kolaboracionizmin e ne të mbyllim sqepin për diktaturën e proletariatit!!por nuk mund të më kërkosh që unë të mbyll sqepin dhe ti ta shqyesh fare!!
      jo pjellë e trashë jo,se aksioni ka reaksion!!në më shan ti të shajë dhe unë dyfish!!

  • PO i dine sot keto ngjarje ballista-zogistet e rilindur me shamira ne xhepine vogel te xhakete, apo do bere dhe ketyre si atyre?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *