Masakrat fashiste dhe martirët e vetëshpallur

Ornela

Masakrat nazifashiste ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe qëndrimi mospërfillës i institucioneve shtetërore të ditëve të sotme

Dr. Arqile Veshi

Ngjarjet me karakter historik e patriotik të popullit shqiptar janë të dokumentuara, baza ligjore ekziston por nuk vlerësohen nga organet përkatëse se nuk ka vullnet politik për të njohur e vlerësuar fshatra e krahina të ndryshme të vendit që pushtuesit nazifashistë i torturuan e masakruan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, përcaktohen se me termin e fjalës “Masakër” kuptohen: “Vrasjet dhe therjet e njerëzve të pambrojtur në masë dhe në mënyrë mizore”. Në këtë përkufizim gjen konkretizim veprimtaria e gjerë e pushtuesve nazifashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore ndaj popullsisë së pambrojtur të popullit shqiptar në shumë fshatra e zona të vendit, si në Jug dhe në Veri. Ata e kishin sistemin e tyre të veprimit për të bërë masakra e vrasje masive ndaj popullsisë gjatë operacioneve luftarake apo marshimeve nga një drejtim në një drejtim tjetër me qëllim që të terrorizonin popullin dhe ta trembnin atë për të mos mbështetur dhe kontribuar për ecurinë e Luftës Antifashiste nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar dhe arritjen e fitoreve të njëpasnjëshme për çlirimin e Atdheut. Këto dukuri e konkretizuan gjatë gjithë periudhës së pushtimit dhe në shumë zona e fshatra të ndryshme gati në të gjithë territorin e vendit tonë.

Kështu, më 6 korrik 1943, ndodhi “Masakra e Borovës”, ku trupat gjermane për t’u hakmarrë ndaj pritës së partizanëve që u organizua në kthesat e Barmashit kundër divizionit gjerman që hyri në tokën shqiptare nga Greqia, ndërmorën masakrën më të madhe që ata bënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata jo vetëm rrafshuan fshatin, por u morën jetën 107 njerëzve të pafajshëm, kryesisht gra, pleq e fëmijë. Gjithashtu më 4 shkurt 1944 nazistët gjermanë dhe kuislingët shqiptarë, të tërbuar nga zgjerimi dhe sukseset e LANÇ, kryen reprezalje dhe bastisje nëpër shtëpitë e popullit të thjeshtë tiranas dhe vranë brenda një nate 84 persona të pafajshëm dhe arrestuan 300 persona të tjerë.

Veprime ushtarake nazifashistët i kryenin jo pa qëllim ndaj fshatrave dhe krahinave me më shumë mbështetje për LANÇ, si e tillë është vlerësuar e sulmuar edhe krahina e Pezës në afërsi të Tiranës. Atje janë zhvilluar shumë aksione e beteja luftarake, si ajo e fashistëve italianë në shtator të vitit 1942 dhe në qershor 1943, si dhe nga nazistët gjermanë në tetor e nëntor 1943, nga të cilët fshatrat e Pezës u dogjën dhe u shkatërruan tri herë. Si rezultat i këtyre masakrave të bëra ndaj popullsisë vendase, në zonën e Pezës humbën jetën 114 persona, nga të cilët 17 ishin gra e 14 fëmijë të moshës nga 7 deri 14 vjeç. Veprime të tilla u kryen edhe në zonën e Jugut të Shqipërisë nga mund të përmendet masakra e Nivicë-Bubar e Shën vasil që për shkak se popullsisë e kësaj zone në bashkëpunim me forcat e Brogadës VI Sulmuese u bënë rezistencë forcave naziste për të lëvizur nga Saranda në drejtim të Vlorës dhe ata së bashku me forcat balliste, të drejtuara nga Idriz Jazo, kryen masakrën ç’njerëzore ndaj popullsisë së fshatrave të asaj krahine duke pushkatuar 50 burra, nga të cilët 34 niviciotë, 16 shëvasjal, 2 borshiotë dhe 2 qipariotë, si dhe dogjën 22 shtëpi, rrëmbyen 3000 krerë bagëti të imta dhe 300 krerë gjedh, si dhe dogjën 100 dynym tokë të mbjellë me grurë dhe përvetësuan shumë grurë e mallra nga familjet e plaçkitura. Gjithashtu është për t’u theksuar edhe masakra në fshatrat Zhepë-Draçovë në rrethin e Përmetit që bënë nazistët më 11 korrik 1943, e ku vranë barbarisht 60 njerëz të pafajshëm e shumë të tjerë si këto.

Referuar dokumenteve me karakter historik të LANÇ kundër fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë, rezulton se kudo që ata zhvilluan operacione ose luftime, si në Arbanë më 9.10.1943, në Drashovicë nga 15.9-4.10.1943, në 2.01.1943, në Leskovik, 16-25.03.1943 në Gëziq të Mirditës nga 21-26.10.1944; në Kodrën e Kuqe Tiranë më 7.10.1942; në Konispol 5.08-23.09.1943, në Reç të Shkodrës, 30-31.08.1943, në Shpal të Mirditës nga 18-20.10.1944, në Gjormë të Vlorës më 30.12.1942 dhe 02.01.1943 në Krujë nga 22-24.09.1943, në Përmet nga 1-6.07.1943, në Vig më 21.08.1944, në Vithkuq nga 26-29.08.1943 dhe në Tiranë nga 29.10 deri më 17.11.1944 etj. Krahas luftimeve me forcat partizane, veprimet e nazifashistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre ballisto-zogistë, janë shqoëruar edhe me veprime me karakter masakrues e terrorizues ndaj popullsisë vendase, duke bërë masakra nga më çnjerëzoret, si vrasje masive, përfshi gra e fëmijë, djegie e plaçkitje masive me motivin që ku shkelte këmba e çizmja e tyre, të mbetej “tokë e djegur”.

Për të gjitha këto ngjarje historike, gati në të gjithë vendin, të tërheq vëmendjen fakti se organet e pushtetit, si në qendër dhe në bazë dhe institucionet përkatëse e sidomos institucioni i Presidencës, nuk kujtohen dhe nuk evidencohen ngjarje e data të tilla dhe në përvjetorët apo festa të ndryshme për çdo krahinë, jo vetëm të kujtohen këto ngjarje historike, si pjesë e rezistencës së popullit ndaj pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre ballisto-zogistë, por edhe fshati apo krahina me kontribut më të madh. E themi këtë sepse vetëm disa krahina e ngjarje, si Peza, Borova, Kuçi, Vranishti e ndonjë tjetër, janë vlerësuar  nga organizata ndërkombëtare dhe janë shpallur krahinë ose fshat: “Martir i Luftës së Dytë Botërore”, kurse institucionet tona shtetërore, e sidomos institucioni i Presidencës, jo vetëm që nuk i ka të evidentuar këto ngjarje që rritin vlerat e popullit dhe Atdheut tonë, por edhe kur bëhet ndonjë kërkesë nga organet e bazës apo shoqata e organizata me karakter patriotik, nuk denjon që t’i studiojë e t’i vlerësojë sipas kompetencave e dispozitave  ligjore në fuqi, sepse këto lloj ngjarje të mëdha e të vlerësuara një nga një e në tërësinë e tyre, përbëjnë një brez nderi e lavdie të popullit tonë. Pa dashur ta politizoi problemin por më ka tërhequr vëmendjen që institucioni i Presidentit me shumë se njëherë ka dekoruar krahinë e Postribës në Shkodër që u ngrit dhe protestoj më 1946 kundër pushtetit demokratik që doli nga lufta. Pra, harrohen dhe anashkalohen heronjtë dhe qëndrestarët e vërtetë dhe vetëshpallen martisrë ata që nuk e meriotojnë, ata që kanë bashkëpunuar edhe me pushtuesit. A nuk është ky një paradoks qëduhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

E megjithatë për shkaqe politike të ditëve të sotme edhe mund të jetë e pranueshme, por problemi qëndron tek një anshmëria e vlerësimit të këtyre ngjarjeve me karakter patriotik e historik pasi veprimet e popullsisë shqiptare e sidomos krahinat e lartë përmendura luftuan e u masakruan në luftë kundër nazifashistëve që kishin pushtuar vendin dhe kontribuuan fuqimisht për çlirimin e Atdheut por fatkeqësisht nga organet shtetërore si në qendër dhe në bazë nuk vlerësohen e shpërblehen qoftë moralisht me tituj nderi si krahina apo fshatra “Martir të Luftës së Dytë Botërore”.

Pra ngjarjet janë konkrete në gjithë Shqipërinë, dokumente me karakter historik ka për çdo ngjarje, baza ligjore ekziston por fakti që nuk veprohet  tregon që nuk ka predispozicion e vullnet politik për të njohur e vlerësuar ngjarjet patriotike të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dokumentimi dhe vlerësimi i këtyre veprimeve antinjerëzore që fashistët italianë dhe nazistët gjermanë kryenë ndaj popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, nuk lë asnjë ekuivok për karakterin e padrejtë të pushtimit që iu bë Shqipërisë më 7 Prill 1939 dhe luftimeve që u zhvilluan deri më 29 nëntor 1944 e në të njëjtën kohë vërteton drejtësinë, ndershmërinë dhe trimërinë e popullit shqiptar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare që bëri për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit të vetë nga i gjithë populli shqiptar prandaj jo vetëm nuk duhet harruar por edhe duhet vlerësuar qoftë edhe moralisht.

Share This Article
7 Comments
  • facizmi osht si top hallve, hallv po me shume sheqer amo.Po te ishte italia qe 39 do ishim ndryshe, vajtem ne 90 , Ku sot jane mbi 600 mije shqiptare te integruar, kap anen pozitive arqile Nga lufta u prek gjithe bota, duhet te shikohet perpara po i lutemi gjermanit te na fusiBE

  • Dakord tironci, Po je te dekorohen ATA qe i shoqwruan ATA nazi-fashiste , qe U trehuan rrugen, shtepine, kush ISH me NaCl, kush kish te afert Partizan, qe bene vete krime Duke vrare tortiruar perdhunuar spiunuar bashkekombasit e tyre.

    Ato dhe keto tani NUK falen se te mallkon gjaku i te pareve.

  • Dakord tironci, Po je te dekorohen ATA qe i shoqeruan ATA nazi-fashiste , qe U treguan rrugen, shtepine, kush ISH me NaCl, kush kish te afert Partizan, qe bene vete krime Duke vrare torturuar perdhunuar spiunuar bashkekombasit e tyre.

    Ato dhe keto tani NUK falen se te mallkon gjaku i te pareve.

  • Masakrat gjate luftes se dyte boterore fillojne me Masakren ndaj popullsise civile,fshatare nacionaliste te krahines se Polisit ne 1943,qe ushtroi brigada e dyte partizane.Kjo masaker nxiti zemerimin e popullsise se Krahines qe me dyfeke,me sepata dhe cfurqe e sulmuan brigaden partizane dhe e detyruan te shperndahet e te marre arratine.
    Masakra ndaj 200 roberve italiane te kapur ne Selenice nga njesiti partizan i Mallakastres,(pa u formuar brigada e pare),me autor Mehmet Shehun,
    Masakra e Voskopojes dhe masakra e Staroves nga brigada e pare ndaj fshatareve banore te Staroves dhe rrethinave te Pogradacit.
    Masakra e Lushnjes ku Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha egzekutuan 67 rober balliste te vetedorzuar.
    Masakra e Martaneshit ku Brigada e pare sulmoi fshatin Peshk ne Martanesh dhe egzekutoi 25 fshatare te nxjerre me force nga shtepite e tyre.
    Masakra e Lumes ,ku forcat e brigades 5 u hakmoren ndaj popullsise civile te patrioteve kuksiane qe i bene qendrese forcave serbe te Shefqet Pecit me origjine nga fshatrat e Tepelenes,gjirokastres,vlores
    Masakra e Vermoshit,ku forcat e brigades se pare ,bashke me partizanet serbomalazeze sulmuan krahinen shqiptare te Vermoshit,ku vrane bajraktarin e Vermoshit Preke Calin dhe bashkefshataret e tij.
    Masakra e Drenices ku forcat e brigadave partizane sulmuan Kosoven dhe vrane 1300 nacionaliste,fshatare te pafajshem qe prej dy vjetesh mbronin Kosoven kunder sulmeve te vazhdueshme te shovinisteve serbe,,naziste,fashiste dhe komuniste.
    Masakra e Tivarit.Forcat partizane shqiptare rekrutuan me force 8 mije djem kosovare,te cilet i shoqeruan me roje te armatosur serbo-shqiptare per ne Tivar.^ mije u vrane rruges ose u mbyten gjate kalimit me varka ne liqenuin e Shkodres,,2 mije i pushkatuan partizanet malazez ne Tivar,kur i moren ne dorzim nga rojet shqiptaro-serbe.
    Masakra e Tiranes.-Pas nje seri atentatesh te terroristeve atentatore kunder nacionalisteve shqiptare qe qeverisnin SHQIPNINE E BASHKUEME,erdhi me ne fund pergjigja e vonueme dhe fatkeqesisht e nderprere.Pas vrasjes te nipit te Xhaferr Deves,plagosjes se Bektash Cakranit dhe vrasjes se rojeve te tij,Xhaferr Deva,Bektash Cakrani,Xhelal Staravecka ndermoren nje aksion duke vrare 64 atentatore,guerrilas,ilegale komuniste qe ishin DORA E ZEZE E SERBISE NE TIRANE.
    Fatkeqesisht ky spastrim efikas i serbofileve u sabotua nga qeveritare zemerpule si Medi Frasheri,Xhelal Mitrovica,duke larguar nga Shqiperia PATRIOTIN DARDAN, XHAFERR DEVA,,nga qyteti Dardan i Nishit,dhe batalionin kombetar :Skanderbeg”,i vetmi qe mund te sulmonte dhe cfaroste brigaden e pare serbiane te Dushan Mugoshes.Largimi i Xhaferr Deves dhe Batalionit Skanderbeg,shenon de facto dorzimin e Shqipnise Ethnike ne duart e serbeve dhe grekeve dhe katapultimin ne krye te Shqipnise se CUNGUEME,TE KUKULLES SE TYRE ENVER HOXHA.
    Ska qorra sot o copan i Oparit!

  • NDAL! Propagandes LUFTENXITESE..
    -kush eshte shqiptar!.
    Mjafton thenia 39-nte mos harc kurre qe na rrezove FLAMURRE! sa ato masakrat gjermano-balliste, qe i kemi perjetuar.
    Lufta Partizane ishte VETEMBROJTESE.
    Mjaft me! Nje bote e tere Denoi ate LUFTE .
    Mos riabilitoni kriminele.( Ai kryetari i shoqates
    “Vellezerit Frasheri”,(sa ne gjithe vendin),te na flasi..per masakrat ne Dangelli qe beri gjermani me udherrefyesit Ballisto-Zogise.
    Partizanet sa di, nje shtepi kane djegur pa urdher komande ne Zavalan dhe jane denuar autoret. Gjermano-Ballistet s’lane fshat pa djegur e plackitur,o zoti “demo”.
    Mjaft me me keto NDASI,shkaterruat vendin!
    Nuk na duhet kjo propagande po ajo e miqesise dhe mirekuptimit .si psh Gjermania e sotme apo Kina…
    Ndal propagandes luftenxitese
    -kush eshte SHQIPETAR!

    Dhimbia e madhe POPULL !

  • Ti servil i ndyre,sherbetor i gjithe zoterinjve,s`po e kruan kush me ty,prandaj mbaj vendin atje ku ha ate pension qyl ne Kanadane kapitaliste.Lufta partizane ishte lufte e Serbise,.,pas clirimit te trojeve kombetare shqiptare. Serbet i zuri Zerzeleja pas bashkimit te Kosoves Metohise,Plaves Gucise,Tuzit,Maqedonise me TRUNGUN AME.Prandaj organizuan ne Tirane Partine Komuniste dhe sollen ne Peze bashibozukun e Jugosllavise vjeyter Mbreterore Myslym Peza..Ti s`ke si ti dish keto,se ti nuk njeh drejtshkrimin e shqipes,por shko formo ndonje organizate veteranesh ne gjirin Hudson dhe antareso fokat dhe arinjte e bardhe.

  • Stratewgjia e bashkëpuntorve të koliboracionizmit dhe pinjollve tyre me Demo-ZI-TË mbjellin vetë mZI.Me propogandën e tyre kërkojnë zhbëjnë lavdinë e LANÇL më të madhen e historisë luftrave të shqiptarve që koan bë komunistët..Ky pinjoll përçmon vlerat e historisë se shqipria u radhit pjesmarrës i kolicionit antifashist kundër bishës naziste fashiste duke shpëtuar popullin shqiptar nga shpërbërja.

    Demo Zi-uuu h1arron masakrat e bashibozukve të komitetit maleve në veri ,ku vrau Mësuesin e popullit Ndrec Ndue Gjokën ,vetëm se bëri “krimin” e hapjes shkollave në Mirditë.
    Kriminel ballistë zogisstë ,legalistë bajrektarë e fashistë nisën të alarmuar nisën vrasjet e reprazeljet në popull që kishte dhënë kontribut në ndërtimin e shqiprisë se re së bashku me Enver Hoxhën.Duke dhënë edhe gjakun e tyre për atdhe.Pa u futur në masakrat e tjera të ballistve ,zogistve që kan vra qindra e mijra militant e popull të pa fajshëm vetem se ndxërtuan shqiprianë e re.
    Çfar pune bënë këto ballistë e zogistë gjatë luftës ?…u shquan vetëm për tradhti ,besëprerje ,vjedhje të popullit dhe asgjesues të pulave .
    Enver Hoxha e gjeti shqiprinë një vend feudoborgjez me prapambetje të tejskajshme mbi 90% analfabetizëm me një sistem ekonomik -shoqëror shumë të prapambetur ku populli zhvatej e shfrytëzohej si skllavë.
    Komunistët me Enver Hoxhën e gjetën vendin nënë dritën e pishës e kandilit dhe e çoi te drita elektrike e hidrocentralet ndër më të mëdhejtë e europës.Ndërto shkolla në gjithë vendin deri te akademia e shkencave .E MORI VENDIN pa industri e bijqësi dhe qoi te prodhimi i traktorit markës shqiptare.,thau kënetat prodhioi grurin e vendit si floriri.ndryshoi venin shqiprinë e nxori nga errësira në drit.Turp të keni ju ballistë e zogistë që përçmoni vlerat madhështore të Legjerndës Enver Hoxha .HISTORIA DO TË JU NDËSHKOJË SI ZAGAR E TRADHËTAR TË KOMBIT.

    T8urp të keni që sulmoni mësuesin Dhimbja e madhe popull sepse mbron të vërtetën si drita e DIELLIT..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *