Masakrimi i civilëve, Johnson-rusëve: Putini s’po vepron në emrin tuaj

J L

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka publikuar një video në mediat sociale duke iu drejtuar publikut rus në të cilën ai thotë se trupat ruse po kryejnë mizori në Ukrainë, duke përfshirë masakrimin e civilëve dhe përdhunimin e grave.

Në videon e publikuar nga Downing Street No.10 në Twitter, Johnson inkurajon rusët të përdorin lidhje interneti VPN për të pasur askes në informacione të pavarura dhe më pas të ndajnë të vërtetën.

Duke folur në rusisht në fund të videos, kryeministri thotë se Vladimir Putin akuzohet për krime lufte, por se ai nuk beson se Presidenti rus po vepron në emër të popullit të tij.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *