Arrestohet i dyshuari i dytë si autor i vrasjes dhe masakrimit të trupit të studentit 22-vjeçar shqiptar, Xhuliano Brahimllari. Ai është Denis N., i cili kishte udhëtuar për në Maqedoni dhe fshihej atje menjëherë pas ngjarjes.
Denis N., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas arrestimit të Vincent DB, dhe të dy akuzohen se më 7 qershor, kanë masakruar 22-vjeçarin Xhuliano Brahimllari, me origjinë nga Fieri dhe banues prej vitesh në Bruksel dhe më pas i kanë copëtuar trupin.
Por në raportijmet e mediave të huaja, nuk specifikohet etnia e këtij shtetasi, nëse është maqedonas apo shqiptar.
