Masakron me leva një person, punonjësi i Gardës shpallet në kërkim

Leda Hysa

Policia shpall në kërkim një 35 vjeçar i dyshuar se ka masakruar me leva bashkë me të tjerë, një shtetas, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Një burim i sigurtë pranë policisë i tha Top channel se, i dyshuari quhet Mariglen Hoxhallari, me detyrë punonjës në Gardën e Republikës. Ai po kërkohet pasi është vendosur nën hetim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, i thanë burimet gazetares Hoxha.

Nga hetimet e deritanishme si edhe nga kqyrja e vendngjarjes rezulton se punonjësi i Gardës bashkë me persona të tjerë kanë sulmuar dhe kanë qëlluar shtetasin Ismet Llesho.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *