Masakruan polakun me doreza bronxi, arrestohen tre shqiptarë në Itali

Elton Tafaruci

Tre shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane, pasi mbrëmjen e së dielës dhunuan me shkopinj bejsbolli, doreza hekuri dhe sende të tjera një shtetas polak që jetonte në Itali.

Në pranga përfunduan vëllezërit, R.L, dhe E.L si dhe kushëriri i tyre, me iniciale E.L. Dy vëllezërit shqiptarë jetojnë në Novaro, ndërkohë që kushëriri i tyre jeton herë pas here atje.

Shtetasi polak mbeti i plagosur rëndë nga dhuna barbare e shqiptarëve, ndërsa u desh ndërhyrja e një mikut të tij që ta shpëtonte nga dhuna.

Madje, edhe vetë ndërmjetësi nuk ka shpëtuar pa plagë të lehta, megjithëse ndërhyri për të shuar zemërimin e shqiptarëve.

Njëri prej shqiptarëve, me iniciale E.L, është menaxher i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Prokuroria ka kërkuar masë sigurie paraburgim për tre shqiptarët, ku dy vëllezërit nuk janë edhe aq të panjohur nga policia vendase.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *