Masat ndaj Covid 19/ Qarqet që do të kenë lehtësira nga e hëna

Leda Hysa

Kryeministri Rama bëri të ditur se nga dita e hënë do të ketë lehtësira më të mëdha për disa zona në vend.

“Nga fillimi i javës tjetër, në një sërë zonash të vendit do të kemi një relaksim, sidomos zonat e pa kontaminuara nga Covid 18, krahasuar me Tiranën apo zona të tjera.”

Kryeministri tha se edhe për disa javë të tjera transporti mes qyteteve nuk do të hapet.

Qarqet që do të kenë më shumë lehtësira janë, qarku i Gjirokastrës, po kështu edhe qarku i Dibrës. Bashkia e Divjakës, po kështu Saranda, Konispoli, Himara, që do të kenë lëvizje me automjet edhe mes njëra-tjetrës, si dhe zonat Pogradec-Përrenjas-Librazhd.

Lëvizja fshat qytet do të jetë më e relaksuar, pensionistët të dalin në një fashë të caktuar në mëngjes, të tjerët në shtëpi. Prindërit me fëmijë, jo më shumë se 10 vjeç. Mund të dalin edhe të rinjtë, por duke eliminuar grumbullimet, tha Rama.

 

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Degjovasot kryeministrin,qe foli e foli,tha e cfare nuk tha,bile tregoi qe ishte i interesuar edhe per kafshet shtepijake,por kurre se foli nje fjalke se kur e si do kryejne 700 mije pensionistet vizitat mjekesore,si do t’i bejne analizat laboratorike etj kur nuk u lejohet te levizin nga shtepia!
    Mire kryeministri,po Avokati i Popullit,Prokuroria,OJQ etj pse heshtin para ketij krimi?
    Po ambasadat e huaja pse nuk reagojne para nje veprimi anti njerezor te nje kryeministri diktatorial?

  • Degjovasot kryeministrin,qe foli e foli,tha e cfare nuk tha,bile tregoi qe ishte i interesuar edhe per kafshet shtepijake,por kurre se foli nje fjale se kur e si do kryejne 700 mije pensionistet vizitat mjekesore,si do t’i bejne analizat laboratorike etj kur nuk u lejohet te levizin nga shtepia!
    Mire kryeministri,po Avokati i Popullit,Prokuroria,OJQ etj pse heshtin para ketij krimi?
    Po ambasadat e huaja pse nuk reagojne para nje veprimi anti njerezor te nje kryeministri diktatorial?

  • Degjova sot kryeministrin,qe foli e foli,tha e cfare nuk tha,bile tregoi qe ishte i interesuar edhe per kafshet shtepijake,por kurre se foli nje fjale se kur e si do kryejne 700 mije pensionistet vizitat mjekesore,si do t’i bejne analizat laboratorike etj kur nuk u lejohet te levizin nga shtepia!
    Mire kryeministri,po Avokati i Popullit,Prokuroria,OJQ etj pse heshtin para ketij krimi?
    Po ambasadat e huaja pse nuk reagojne para nje veprimi anti njerezor te nje kryeministri diktatorial?

  • Po linja Dardhe-Vithkuq zoti Rama? Dhe Puke-Mirdite, por pa kaluar nga Qaf-Arrzi? Dhe e treta qe do me interesonte, se tre jane te mirat, Gramsh-Cerrik? A ka mundesi qe nga e hena deri te premten ti hapni?

  • Vazhdon me arrogance te shfrenuar kryeministri Rama te diskriminoje pensionistet gjoja ne emer te ruajtjes se tyre nga infektimi!
    Ka thene se nga e hena e ardheshme do lejohen pensionistet te levizin vetem ne kembe deri ne oren 08.30!
    Po vizitat mjeksore dhe analizat kur do t’i kryejne pensionistet,per deri sa qendrat shendetesore hapen ne oren 08.00 dhe me nje orar kaq te shkurter mund te mblidhen 20-30 pensioniste e qe vizitat e tyre mund te zgjasin disa ore pritjeje?
    E cfare do zgjidhin pensionistet me kaq pak kohe ne dispozicion?
    Kjo eshte tallje me 700 mije pensionistet dhe tentative per t’i shfarosur ata!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *