Pas mbylljes së bareve, restoranteve, transportit publik dhe shumë shërbimeve të tjera publike, edhe klinikat dentare pezullojnë shërbimet e tyre.
Lajmi bëhet i ditur nga Urdhri i Stomatologut shqiptar, që në një postim në rrjetet sociale bën me dije se urgjencat do të kryhen vetëm me protokoll.
Postimi i plotë i Urdhrit të Stomatologut Shqiptar:
“Ju bëjmë thirrje te gjithe mjekëve stomatologë si dhe personelit të klinikave dentare që të mbyllin shërbimin dentar deri më datën 3 Prill 2020. Shërbimet e urgjencës dentare të kryhen vetëm konform Protokollit të O.B.SH.”
j.l./ dita
