Mascherano: Barca, klubi ideal për Neymar

Dita

Në kulmin e zërave për të një të ardhme të Neymar larg Barcelonës, Javier Macherano i kujtoi shokut të tij të skuadrës se është pjesë e klubit ideal për t’u shndërruar më i miri në botë. Sipas argjentinasit, sulmuesi brazilian është shumë i lumtur te katalanasit.

“Nuk më pëlqen të flas për cështje personale të lojtarëve të tjerë të Barcelonës. Unë shoh shumë të lumtur Neymarin dhe nuk gjej arsyeja që ai të largohet. Nëse dëshiron të bëhet më i miri në botë, kjo mund të ndodhë vetëm te Barcelona, që është klui ideal për të. Gjithsesi e përsëris, nuk dua të ndërhyj në gjërat personale të Neymar.”

Nëse Barcelona arrin të fitojë në dy ndeshjet pasardhëse në La Liga, titulli kampion praktikisht do të jetë i saj, por 32-vjecari nuk dëshiron të nxitohet.

Janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur. Dy sezonet e fundit na kanë dreguar që në pjesën e fundit të kampionatit mund të ndodhin të papritura, pasi ekipet japin gjithcka për të arritur objektivat e tyre.

Më pas Mascherano bëri edhe një paralelizëm mes Barcelonës së Pep Guardiolës dhe aktuales së Luis Enriques.

“Ngjashmëria më e madhe lidhte me formën që po kalojnë. Ekziston e njëjta dëshirë për të fituar. Ky ekip ka fatin e madh që përbëhet nga lojtarët me finalizues në 30 metrat e fundit. Skuadra e Pep duhet të punonte më shumë për të gjetur golin. Enrique është ndër trajnerët më të mirë me të cilët kam patur mundësinë të punoj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *