Masë disiplinore për 2 gjyqtarë, Naço kërkoi të pushohen

anazapta

Këshilli i Lartë i drejtësisë ka dhënë masë disiplinore për dy gjyqtarë, për njërin prej të cilëve ministri i Drejtësisë, Nasip Naço kishte kërkuar pushim nga puna. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme me dyer të mbylluara Këshilli i Lartë i Drejtësisë dha vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna për gjyqtarin e Elbasanit, Ilir Pashaj dhe gjyqtaren e Vlorës, Herila Çela. Në mbledhje merrnin pjesë presidenti Bujar Nishani dhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço.  Në vendimin e saj KLD, iu përmbajt kërkesës së ministrit Naço për dy gjyqtarët megjithëse për Pashajn u kërkua pushim nga puna. KLD nuk e mori këtë vendim duke paralajmëruar gjyqtarin e Elbasanit për pushim nga puna. Vendimet e tjera kanë qenë më tepër të tiparit teknik, për një leje 6-mujore për arsye shëndetësore për gjyqtaren e Tiranës, Brunilda Kasmi.  Më tej Inspektoriati i KLD-së dha vlerësimet për gjyqtarët Bedri Qori, Guximtar Boçi, Daniela Shirka, Ergys Selmani, Miranda Çekrezi, Alltun Çela, Alfred Konomi, Bernina Kondi dhe Ramazan Avdiu. Pika e fundit e rendit të ditës ishte shqyrtimi i kërkesave për delegime gjyqtarësh në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në versionin print të gazetës DITA. 

Share This Article
2 Comments
  • Herë tjetër ju z. Naço dhe rilindja duhet t’i drejtoheni K L D me lutje!? Lutje që të fillojë me fjalët “amani more shokë të kld ,na dëgjoni një çikë re ,na dëgjoni…? Majtistë oportunistopacifistë,-mjaft u qurravitët se na e neveritët ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *