Tre vëllezërit Syziu janë dënuar në 2007 për vrasjen e një punonjësi policie.
Por as gjatë procesit të hetimit dhe as në gjyq ata nuk e kanë pranuar akuzën.
Prej 8 vitesh vazhdojnë të këmbëngulin për pafajësinë e tyre, duke nisur letra të njëpasnjëshme deputetëve, institucioneve dhe medias.
Çështja është shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit nga 2007 e deri më sot.
Është kthyer në shkallë të parë dhe është rishqyrtuar përsëri.
Tani është në Gjykatën e Lartë ku qëndron në pritje prej 2 vitesh.
Vëllezërit nuk dorëzohen asnjë sekondë. Nuk e pranojnë fajësinë në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë. Nuk duan kompromise me asnjë lloj marrëveshje apo lehtësie.
Një mashtrim apo një rast i mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë?
Më poshtë pjesë nga një letër që dëgon nga burgu i Shënkollit, Nikollë Syziu, vëllai i madh ndër tre të dënuarit.
Ka nisur edhe dëftesën e shkollës ku rezulton shembullor dhe më pas komentin për dëftesën dhe jetën e tij. / Dita /



