Mashtrim dhe ndërtim të paligjshëm, pranga ndërtuesit në Tiranë

DITA Online

 

Policia e Tiranës ka vënë sot në pranga një ndërtues të njohur në kryeqytet.

I arrestuari është Dritan Llanaj dhe ai akuzohet për ndërtim të paligjshëm.

41-vjeçari Llanaj është pronari i firmës së ndërtimit “Mesapliku 05 shpk” dhe ndalimi i tij është bërë nga Sektori i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës.

“U bë ndalimi i shtetasit: Dritan Llanaj, 41 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me vendimin e datës 07.05.2018 ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurimit “Arrest me Burg” për veprat penale “ Falsifikim i vulave dhe stampave”, Ndërtim i paligjshëm”, “Mashtrim”, të parashikuara nga neni 190/1, 199/a/3 dhe 143/3 i kodit penal”, njofton policia.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *