Mashtrim me Exchange në lagjen time

anazapta

Në lagjen time ndodhet një “Exchange”. Në derë qëndron një burrë shumë serioz. Po qe se dallon ndonjë interes për këmbim monedhe, të tregon tabelën e këmbimit. Siç duket ky është karremi. Në sportelin e brendshëm të pret një koketë që dhe ajo të tregon tabelën. Fillon procedurën dhe në fund të zgjat një faturë për firmë. Pasi ke marrë llogarinë, kupton hilen 8 përqind komision.

Sipas shënimit në fund të faturës, ti je njohur me këtë kusht dhe e ke pranuar me deshirë të madhe. Burri vazhdon të jetë po aq serioz si më parë, ndërsa koketa atje brenda xhamit përkunder mllefit tënd, ngre supet e thotë se i vjen keq por nuk mund të bëjë asgjë tashmë. Largohesh i hutuar për këtë paturpësi ndërsa prapa dëgjon të shara vëndshe. Viktima e rradhës!

 

SMS në DITA

Në 0689073730

 

Share This Article
2 Comments
  • Absolutishte e vertet.
    Banka e shqiperise duhet te veproj per tju hequr licencen pasi punonjesja ka detyrimin qe perpara se te bej transaksionin te informoj klientin.
    Ata mjoftohen me nje shenim me germa te vogla dhe e quajne si te mbaruar detyrimin ndaj klientit.
    Akoma dhe me teper kur klienti nuk firmos faturen e transaksionit, qe do te thote qe klienti nuk eshte dakorte, zotrinjte Pronar i kani instruktuar punonjesit qe te mos kthejne leket.
    Duhej nderhyrja e policise qete behej e mundur kthimi lekeve.
    Pronori eshte Italian dhe vjen grabit shqiptaret, kryesishte emigrantet ose familjaret e tyre.
    Jua japin me doren e majte dhe jua marin me te djathten!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *