Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim shtetasen Denada Sadedini, e akuzuar se ka mashtruar një numër të konsiderueshëm personash të cilët paguanin nga 2500 euro me qëllim promovimin e tyre në tregun e modelingut në vende të ndryshme të botës.
Sadedini pasi u meret parate kandidateve, u shmangej kontakteve.
Personat e mashtruar pasi kanë kuptuar mekanizmin e mashtrimit, kanë bërë kallëzim pranë Policisë dhe në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranë e akuzon shtetases Sadedini për veprën penale të “Mashtrimit”, raporton ABC.
Hetimi ndaj kësaj shtetase është zhvilluar në gjendje të lirë, për faktin se është nënë e re.
