Një grabitje spektakolare është shënuar sot në Tiranë ndaj një biznesmeni: Mbi 10 mijë dhe mbi 27 mijë USD i janë grabitur online gjatë një transfere parash në drejtim të Kinës.
Hakerat me adresa falso, kanë përvetësuar paratë e tij, me të cilat mendonte se po paguante mallrat e blera nga kompania kineze “Shangazi CET Electric Co.LTD”.
Pas kësaj, biznesmeni 68-vjeçar me iniciale I.A. ka bërë denoncimin dhe policia ka nisur hetimin.
Policia e Tiranës njoftoi se ka marrë kallëzimin dje nga shtetasi me inicialet I.A. i datëlindjes 9.12.1948, banues në Tiranë, me profesion biznesmen.
Sipas policisë,” ai ka kallëzuar se është mashtruar online, duke pësuar një dëm ekonomik në shumën 10 610 euro dhe 27.797 USD amerikanë nga persona të panjohur me një adresë emaili falso w[email protected] dhe nëpërmjet mashtrimit me anë të të kësaj adrese, kanë devijuar në mënyrë të paligjshme një transfertë bankare e destinuar për të paguar një faturë mbi blerjen e disa mallrave nga kompania kineze “Shangazi CET Electric Co.LTD”
Po punohet për identifikimin e autorëve,” njoftoi policia.
