Mashtrimi me markat, presioni ndaj konsumatorëve, premtimet për çmime që nuk ekzistojnë, shfrytëzimi i fëmijëve për të bindur prindërit, praktikat agresive, mashtruese apo “peshkuese” e deri te shpalljet “Dyqani mbyllet, malli likujdohet”, janë disa nga fenomenet që konsumatori shqiptar duhet ti shmanget këtyre praktikave abuzuese të tregtarëve shqiptarë.
Në ditën ndërkombëtare të konsumatorit,Ministria e Ekonomisë ka bërë publike përmes disa broshurave 31 praktikat e ndaluara, të cilat në asnjë rast nuk mund të përdoren nga bizneseve për të shitur mallra apo shërbime, të bazuara në legjislacionin për mbrojtjen e konsumatorëve.
Në ceremoninë që hapi fushatën Ministrja Milva Ekonomi tha se është shumë e rëndësishme që konsumatorët shqiptarë të njohin të drejtat e tyre. “Sot është Dita Ndërkombëtare ose ndryshe Dita Botërore e Konsumatorit, i cili duhet të mbrohet dhe duhet të rrespektohet për të gjitha llojet e konsumeve që ai bën në tregun vëndas. Ne sot kemi dalë me disa stenda për të bërë një sensibilizim të kësaj dite ku mesazhi është shumë i qartë për konsumatorët: “Njihuni me të drejtat tuaj për ti shërbyer vetes më mirë”.-tha Ekonomi.
Në prononcimin e saj për mediat, Ministrja komentoi edhe situatën e çmimeve të ulëta, duke theksuar se ekonomia nuk rrezikon të bjerë në deflacion. “Nuk mund të themi akoma që rrezikojmë deflacionin, është inflacion i ulët por nuk është deflacion”- tha ajo. /H. M/ Dita
Për t’u njohur me 31 praktikat e ndaluara, të cilat në asnjë rast nuk mund të përdoren nga bizneseve për të shitur mallra apo shërbime, kliko KETU

Une di qe kemi me shume se nje autoritet konkurence dhe nje per mbrojtjen e konsumatorit…
Znj. Ministre mendohu te besh dicka per Ekonomine qe e keni futur ne batak….leri fasadat e dyqanet se nuk erdhe ti te na mesosh se si blihet neper dyqane…