Policia e Tiranës bëri me dije se ka nisur procedim penal ndaj një 44-vjeçari.
Ky i fundit ka mashtruar një shtetas kosovar, duke i marrë 34.800 euro.
Sipas burimeve të policisë, ai i kishte premtuar atij që do t’i jepte një apartament në këmbim të shumës së mësipërme.
Por, 44-vjeçari e ka mashtruar atë, duke mos i dhënë as apartamentin, por duke mos i kthyer as paratë.
Për këtë arsye tashmë ndaj tij ka nisur një procedim penal.
Policia nuk e ka bërë të ditur identitetin e të dyshuarit./b.l