Mashtrimi me ilaçet, merret i pandehur administratori i “Omega Pharma”

Elton Tafaruci

Administratori i “Omega Pharma”, Nadir Çausholli dhe tre punonjës të kompanisë së tij janë marrë të pandehur, pasi akuzohen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme 2 mln euro nëpërmjet faturave fiktive.

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet në lidhje me skemën mashtruese të ilaçeve, të njohur si “Farmacitë 2” dhe në bazë të hetimeve Nadir Çausholli, në cilësinë e administratorit të kompanisë farmaceutike, si edhe punonjëset e kësaj shoqërie, Arjola Piperaj, Laureta Kushova dhe Blerina Qatja, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Fallsifikimit të dokumentave” dhe “Mashtrimit”.

“Prokuroria e Tiranës, në kuadër të hetimeve, ka urdhëruar edhe ekspertizën e specializuar, nga e cila është arritur në përfundimin se, nga kjo skemë mashtruese, vlera e dëmit ekonomik ndaj shtetit per periudhën Janar 2013- Tetor 2015 arrin në vlerën e rreth 2.2 milionë euro. Kjo shifër është për skemën e dyshuar mashtruese vetëm për dy lloje ilaçesh (insulinë dhe ketosteril), pasi në hetim është edhe përfshirja në rimbursim në mënyrë të paligjshme e disa llojeve të tjera barnash”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas hetimit të Prokurorisë Tiranë, rezulton se “Omega Pharma” ka shpërndarë receta të falsifikuara tek farmaci të ndryshme dhe këto të fundit i kanë paraqitur recetat për rimbursim tek Fondi Rajonal i Kujdesit Shëndetësor Tiranë, duke tërhequr në total shumën e sipërcituar për dy llojet e ilaçeve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *