Mashtrimi me TVSH, kompanitë fantazëm me emra fukarenjsh që u merren kartat e identitetit

Ornela

Detaje të reja janë zbuluar nga skema e mashtrimit me TVSH.

Në skemë mësohet se janë përfshirë 50 kompani të ndryshme, 15 persona janë arrestuar ndërsa do të kërkohet masa e arrestit edhe për 35 persona të tjerë.

Për të përfituar TVSH-në është përdorur skemë e njohur, për të cilën edhe më parë ka patur arrestime të bujshme dhe më pas lirime të heshtura.

Janë përdorur kontrata fiktive me kompani, të cilat pas një periudhe të caktuar ose kanë kaluar në aktivitet pasiv ose kanë deklaruar zero xhiro vjetore.

Për të krijuar kompanitë fantazmë janë përdorur individë që nuk kanë të ardhura apo që banojnë në zona të largëta.

Organizatorët e skemës u merrnin kartat e identitetit dhe me to krijonin kompanitë që përdoreshin më pas të për përfituar nga vlera e TVSH-së.

Mes 15 të arrestuarve si pjesë e skemës së dyshuar mashtrimi me TVSH-në është edhe administratori Paqsor Buzi i G.P.G Company, fituesja më e madhe e projekteve të “Rilindjes Urbane” të qeverisë me vlerë mbi 28 milionë euro.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, vlera e faturave fiktive është 182.6 milionë lekë me një dëm prej 25.7 milionësh si rimbursim TVSH-je për buxhetin e shtetit.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *