Në skemën e mashtrimit me vizat të shoqërisë Ande-LM janë përfshirë dhe persona të tjerë, të cilët kanë shërbyer në rolin e bashkëpunëtorit të Luli Makashit.
Burime nga policia bën me dije se po punohet për shoqërimin e një djali dhe një vajze, rreth 25 vjeç, që sipas dëshmive të të dëmtuarve, punonin si bashkëpunëtorë të 52-vjeçares.
Televizioni Klan zbulon se skema e mashtrimit ishte e shtrirë dhe në vende si Danimarka, Norvegjia, Malta, si dhe kontrata punësimi 2-vjeçare në Dubai.
“Në këtë email që është pjesë e dosjes së policisë , kompania Ande- LM i propozon listën e çmimeve një qytetari për Green Card në Danimarkë .

Nëpërmjet këtij e-maili, premton se pas procedurave të aplikimit dhe kalimit të disa fazave me një kosto mbi 9 mijë paund, qytetari do përfitojë dhe pasaportë Daneze”
Ndërsa më poshtë i ofrohet qytetarit mundësi aplikimi për në Malajzi dhe mundësi punësimi si student në Kanada për 20 orë në javë.

Por nga ana tjetër nga një vendim i gjykatës së Apelit konstatohet se që prej Majit të vitit 2013, kompanisë së Makashit i janë vendosur disa herë sekuestro të përkohëshme për mos-shlyerje të detyrimevee kreditore ndaj bankave të nivelit të dytë, duke rrëzuar kësisoj pretendimin e 51-vjeçares përpara gjykatës, se problemet financiare kishin nisur në mars të 2015.

Në vitin 2005 fillimisht kjo kompani është hapur me objekt, hapje sallash estetike e kozmetike si dhe reklamimi i arritjeve në këto fusha dhe më pas, është përfshtatur si agjensi e punësimit duke ndërmjetesuar e punësuar, si brenda vendit edhe jashtë.
Me vendim gjykate Luli Makashi po qëndron në burg, ndërsa për vajzën e saj gjykata ka dhënë detyrim paraqitje. Në arrest me burg po qëndron edhe bashkëpunëtori i tyre Klevis Rreshka.
Tv Klan
