Administratori i një firme ndërtimi në Tiranë do të gjykohet për mashtrimin e 22 personave me një vlerë prej rreth 1.5 milionë eurosh. Prokuroria e Tiranës ka dërguar për për gjykim dosjen ndaj Artan Sherifit, administrator i një firme ndërtimi i akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit më shumë se një herë”. Nga hetimi ka rezultuar se ky Sherifi ka mashtruar të paktën 22 persona, të cilët kanë paguar paratë për blerje apartament tek pallatet e ndërtuar nga kompania e tij dhe nuk kanë mundur të marrin as apartamentet, pasi ato u janë shitur edhe personave të tjerë që kanë hyrë në këto apartamente. Sipas prokurorisë, personat e mashtruar nuk kanë marrë as paratë që kanë paguar. Hetimi ka arritur në përfundimin se i pandehuri ka mashtruar personat, duke u marrë në total shumat prej 1.372.595 euro, 66.104 dollarë dhe 9.540.000 lekë. Ndaj këtij administratorit, gjykata e Tiranë ka vendosur masën “arrest me burg”, ndërkohë që hetimi është zhvilluar në mungesë të tij, pasi i është shmangur drejtësisë. Prokuroria bëri me dije se sipas kallëzimeve të bëra të dëmtuarit kanë porositur dhe parapaguar plotësisht apo pjesërisht tek Sherifi, apartamente apo lokale të përmasave të ndryshme, në objekte që ndërtoheshin nga firma e ndërtimit ku ai ishte administrator. Këto veprime janë kryer në bazë të kontratave të porosisë lidhur mes tyre dhe Artan Sherifit apo vëllait të tij D. Sherifit, sipas prokurës qe ai ka prej të pandehurit. Në përfundim të afatit kallëzuarit deklaruan se nuk u janë dorëzuar apartamentet sipas porosisë së bërë megjithëse ata kishin kryer pagesat, ose i kanë gjetur këto ambjente të zëna nga persona të tjerë që kishin kontratë porosie me Artan Sherifin. Ky i fundit i kishte vënë këto banesa edhe si kolateral në bankë pa dijeninë e të dëmtuarve për kredi në shuma të mëdha që ai kishte marrë.

qeveri te meret serizishte me keta mashtrues,si dhe me avoketer qe i perkrahin keta,se populli i shkret beson ne njerez te veshur me pushtetin e ligjit.