“Do që të bëhesh milioner?” Mashtronin shtetasit e BE-së nga një call center në Shkodër, 8 të arrestuar, në kërkim një polak dhe bashkëjetuesja shqiptare

Ornela

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “North Forex”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike, ndersa ne pranga kane rene 8 persona.

Pas hekurave përfunduan shtetasit; Elisa Kolndreu, 22 vjeçe, Olda Shpendi, 20 vjeçe, Aishe Baci, 30 vjeçe, Senada Alija, 21 vjeçe, Sonila Alija, 24 vjeçe, Ervin Osja, 29 vjeç, Nikolin Toma, 26 vjeç dhe Ysniela Dalipi, 27 vjeçe.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve P. W., 27 vjeç (shtetas polak), A. S., 21 vjeçe (bashkëjetuesja e tij) dhe K. M., 38 vjeç.

SKEMA

Pas arrestimeve të kryera, policia e Shkodrës ka zbardhur edhe skemën se si funksiononte puna në Call Center-in e Shkodrës, i cili sipas bluve mashtronte qytetarë të vendeve të Bashkimit Europian duke i telefonuar për t’i ftuar të investonin në gjoja bursa; kriptomonedha apo forex.

Gjithçka ishte organizuar nga një i ri me origjinë nga Polonia, i cili sëbashku me bashkëjetuesen kishin siguruar kontaktet e qytetarëve të BE-së që do të telefonoheshin.

Po ashtu, polaku kishte edhe kontaktet për llogaritë bankare ku do të derdheshin fondet e personave që mashtroheshin për të mos lenë gjurmë.

Pasi u vendos në Shkodër, polaku punësoi disa të rinj duke filluar aktivitetin e tij një vit më parë. Gjatë kësaj periudhe, puna vijoi normalisht ku kryesisht gjermanë dhe spanjollë telefonoheshin nga punonjësit e këtij Call Center-i.

Ata prezantoheshin si përfaqësues të brokerave të ndryshëm me vendndodhje në BE dhe iu thuhej se nëse investonin sipas këshillave të tyre do të bëheshin të pasur.

Pasi bindeshin, të mashtruarit dërgonin paratë në llogaritë bankare ku i thonin punonjësit e Call Center-it në Shkodër. Pasi dërgonin paratë, viktimat mbaheshin në kontakt nga punonjësit duke iu kërkuar të rrisnin investimin. Kjo gjë përsëritej vazhdimisht deri sa qytetari kuptonte se ishte mashtruar. Në këtë moment punonjësit e Call Center-it ndërprisnin çdo kontakt me të.

Kjo skemë mashtrimi sipas policisë ushtrohej në lokacione të ndryshme dhe konsistonte në mashtrimin kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë.

 

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Opportunity shpk ne Shkoder qe ka 10 vjet qe mashtron e me qindra te rinj..nuk ju ka ren ne sy..apo paguan??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *