Mashtronte gra dhe vajza për punësime në Itali, arrestohet

Saimir Lleshi

Një shqiptar është në grupin e 7 personave të arrestuar nga policia italiane.

Operacioni zgjati për tri ditë, ndërsa përfundoi në pranga edhe shqiptari Mirjan Luzi, 26-vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim në qershor të vitit të shkuar, teksa akuzohet për krime të tipit mafioz, nënshtrim në skllavëri, tregti skllevërish, shfrytëzim prostitucioni dhe trafik të qenieve njerëzore.

Sipas medieve italiane, shqiptari bashkë me 14 persona të tjerë dyshohet se ka rekrutuar gra dhe vajza në Shqipëri, Greqi dhe Evropën Lindore me pretendimin për t’i ofruar punë të rregullt, por me qëllim për t’i shfrytëzuar për qëllime prostituoni.

Shqiptari ishte arrestuar edhe më herët nga drejtësia italiane për tentativë vjedhjeje, me ç’rast është përzënë nga shteti fqinj, ndërsa dyshohet se ka hyrë sërish ilegalisht në shtetin italian. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *