Tre kallëzime janë bërë në Policinë e Elbasanit ndaj një punonjëseje të një agjencie turistike në këtë qytet.
Kallëzimi është bërë ndaj punonjëses Alketa Voci, pasi priste bileta avioni false ndaj klientëve të ndryshëm.
Denoncimi i parë është bërë nga qytetari me iniciale D.P, i cili ka kallëzuar se punonjësja Alketa Voci i ka prerë një biletë trageti false me vlerë 265 Euro.
Pre e këtij mashtrimi kanë rënë edhe dy qytetarët me iniciale L.D dhe E.T. Klienti i parë kishte blerë dy bileta false avioni me vlerë 390 Euro, kurse i dyti ishte blerë një biletë avioni false 70 Euro.
Pas verifikimeve, policia ka shpallur në kërkim punonjësen e agjencisë turistike dhe po punohet për kapjen e saj

Mire t’u behet derrave, perse nuk i presin vete biletat on line edhe shume me lire se sa i shesin keta zgjebaraket e axhensive te udhetimit.