Mashtruan me shitjet e shtëpive, arrestohen burrë e grua në Shkodër

Dita

Ndërtuesi Rrapush Hoxholli dhe bashkëshortja e tij Vjollca janë arrestuar, pasi akuzohen për mashtrim në shitjen e apartamenteve në Shkodër.

Gjykata e Shkodrës ka vendosur për ta masën e sigurisë arrest me burg më datë 8 maj të këtij viti , pasi sipas hetimeve Hoxholli e shiste më shumë se njëherë një apartament tek persona të ndryshëm.

Është shpallur në kërkim edhe shtetasi 28-vjeçar D.L., banues në Tiranë, pasi dyshohet të ketë bashkëpunuar me shtetasit e lartëpërmendur.

Për Rrapush Hoxhollin kjo është hera e dytë që arrestohet.

Herën e parë, pronari i firmës ndërtuese “Gora” u arrestua në tetor të vitit 2015, pas shumë denoncimeve ndaj praktikimit të të njëjtës skemë mashtrimi në Durrës e Tiranë.

Hoxholli akuzohet edhe për marrje parash nga klientët e tij për hyrje pallatesh, të cilat nuk janë ndërtuar kurrë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *