Mashtruan Tatimet, arrestohen tregtarët e çimentos

Saimir Lleshi

Dy shtetas janë arrestuar nga policia e Korçës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në pranga përfunduan Erion Berberi, 37 vjeç, banues në Tiranë, si dhe Arjan Seferi, 32 vjeç banues në Korçë. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim shtetasit me iniciale J.Z., 23-vjeç si dhe S.B, 31-vjeç, banues në Tiranë. Ata akuzohen për krijim të skemave mashtruese në lidhje me TVSH-në.

Këta shtetas, kanë shmangur detyrimet tatimore, në aktivitetet që ata drejtonin, në fushën e transportit dhe të çimentos. Më herët, policia ka arrestuar edhe shtetasit Foto Kapurani dhe Dhimitri Metellari. Prokuroria po vijon hetimet për zbardhjen e mëtejshme të rastit. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *