Kriminelët rusë kibernetikë po komplotojnë për të sabotuar “Eurovision”, në mënyrë që të ndalojnë Ukrainën që të fitojë çmimin e madh.
“The Sun” shkruan se banda e hakerëve pro-Putin, Killnet, do të përpiqen që të paralizojnë serverët e votimit në internet, përpara se mbështetësit e grupit folk-rap Kaush Orchestra, të votojnë.
Në një mesazh në “Telegram”, të zbukuruar me logon e “Eurovision”-it, Killnet shkruante: “Nuk mund të votoni në internet. Ndoshta sulmi ynë DDOS është fajtor për gjithçka”.
Nga ana tjetër kujtojmë se Rusia u ndalua nga konkursi pas pushtimit të Ukrainës në shkurt.
Ndërkohë mbështetja për përfaqësuesit e Ukrainës është rritur në të gjithë Evropën. Ata performuan natën e parë të festivalit dhe kaluan në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën në Torino, Itali.
Anëtari themelues, Oleh Psiuk falënderoi audiencën dhe tha se një fitore do ta nxiste Ukrainën.
“Për vendin tonë është kaq e rëndësishme të kemi fitore në të gjitha mënyrat”, tha Psiuk, i cili i shtoi se vendi i parë do të “rriste moralin” në të gjithë Ukrainën.
Teksti i këngës së tyre, “Stefania” thotë: “Unë gjithmonë do të eci drejt teje nëpër rrugë të prishura”.
Suksesi i këngës dhe mbështetja për të ka zemëruar ndjekësit e Putinit, përfshirë Killnet, i cili mendohet se vepron për regjimin e tij të korruptuar.

j.l./ dita

Ukraina do ta fitoje EuroFestivalin .
Ukraina do ta fitoje Luften.
Ukraina lufton me gryken e pushkes,jo me gopin e Romela Hajatit.
Ukraina edhe me nje vote do te fitoj “Eurovision”.
Nuk e merrni vesh o koqe kandari te prish qe cmimi eshte politik dhe nuk ka te bej fare me kengen, juria eshte nje manikin me pamjen e Doris Pack dhe te Biden Pampersit.
Degjoheni komentuesin “demo”, se nuk ha mut kot ai.