Maskarada vazhdon (PJ. II)

redaktor

Vijon nga dje

Dikur ajo quhej,
pasuria juaj,
pasuri që shkon,
në xhepa të huaj!

Këtë vend natyra,
krejt e ka bekuar,
gjynah që të jetë,
kaq i varfëruar!

Vërtet që natyra,
na dha kaq shumë male,
po gjithë nëntoka,
është plot minerale!

Ndaj ngritëm miniera,
për gjithë ata vjet,
dhe pranë çdo miniere,
ngritëm një qytet!

Këto histori,
tash i dinë të tërë,
para nëntëdhjetës,
vendi qe i bërë!

Vendi qe i bërë,
me shkolla-spitale,
rrugë e hekurudha,
dhe hidrocentrale.

Falangat që erdhën,
një mynxyrë-o Zot,
minierat në punë,
nuk i mbajtën dot!

Mijëra vende pune,
u mbyllën papritur,
vdiqën dhe qytetet,
që të rinj qenë ngritur!

Mbijetuan vetëm,
minierat e kromit,
por nisi me to,
kohë e koncesionit!

Një pasuri përrallash,
rrëmbeu lugati,
se këtu minierat,
qenë të gjitha gati!

Nëse s’do të shpikej,
mender koncesioni,
vendin do ta mbante,
nafta edhe kromi!

Ato do të ishin,
shtyllat më të forta,
po naftën dhe kromin,
ne na i vjedh bota!

Njëqind vjet vazhdon,
koncesion i zi,
ndaj dhe njëqind vjet,
kemi varfëri!

Ne Rama na quan,
një brez krejt të vjetër,
ndaj po i shtron rrugën,
gjeneratës tjetër!

Gjenerata tjetër,
ç’do të shohë më mirë,
kur vendi po bëhet,
dhe më shkretëtirë?!

Gjenerata tjetër,
që është trumbetuar,
këtu do të jetë,
më e skllavëruar!

Ju që do jetoni,
do ta shihni vetë,
se asnjë aset,
shteti s’do të ketë!

Kur të hyjë në jetë,
këtu brezi i ri,
veten do ta gjejë,
në një koloni!

Gjenerata tjetër,
s’ka si të ketë fat,
ajo do të kthehet,
në proletariat!

S’do jem që t’i shoh,
duke ulëritur,
kur dhe metri i fundit,
këtu të jetë shitur!

Gjeneratë e re,
nga grabitja juaj,
këtu do jetojë,
si në vend të huaj!

Dhe ata do jenë,
të varfër – të gjorë,
se çelësat e kashtës,
do kenë në dorë!

Tani po shoh mirë,
dhe s’bëj më çudi,
se gjithë varfërimi,
është një strategji!

S’di nëse rinia,
do të ketë një nisje,
një forcë për ta ndalur,
këtë rrokullisje!

(Vijon në një ditë tjetër)

Share This Article
11 Comments
  • Nje qartesi fenomenale, gjeniale, do te thosha!
    Arben Duka , ju e njini vendin tuaj perfekt!
    Dhe ato qe shkruan jane shume te verteta!
    Shqiptaret qe kane koken mbi shpatulla, duhet ta kuptojne se kush eshte vendi i tyre!…
    Dhe ta mbrojne e zhvillojne ate me çdo mundesi!…
    Por me keta njerez qe qeverisin, shpresat jane te pakta!…
    Burrat e shtetit shqiptar, kane vdekur….Keta qe jane sot shikojne xhepat e tyre, njerez pa ideale atdhetarie, shiten e blihen si mall tregu!…

    • Si gjithmone I sakte ne gjykim Ju pergezoj se jeni nje komentues me shume culture gje qe I mungon shume kesaj faqenga njerez qe sdine as te shkruajne alfabetin jo me te komentojne me gjuhe bastarde qe te vjen krupe te pershendes

      • Falemnderit Zonja Duka per pershendetjen.
        Nuk te njoh direkt, por kam lexua poezit e Arbenit qe te kushtohen ty si dhe nje liber , po me emrin tend.Keshtuqe e kam pak a shume para syve portretin tend…
        Poetet jane si macet… thote nje nga filozofet me te shquar të Botes…Ata kane nevoje per perkedhelje, në kete rast per Fjalen e mire.Dhe ytshoq i meriton vleresimet e mira…
        Poeti eshte Njerii i jashtzakonshem sepse Poezia, arti i Fjales poetike eshte e tille.Poeti shpreh dhe koncentron ne te shpirtin e tij, boten e tij, Zemren dhe Mençurine e vet, Dashurine per njerzit, pa asnje eukivok…
        Poeti e perscepton thelle Njeriun, Natyren, Universin, shpirtin dhe Ndergjegjen e Njeriut…Ndaj ai shpesh digjet si Qiriri, siç thote Naimi yne i madh.
        Arbeni ka Talentin e vet, ka gjetur stilin e vet dhe ka figuracionin e artistik qe i rrjedh natyrshem ne vargje…Por mbi te gjitha ai e ka vene RITMIN E ZEMRES SE VET, ME RITMIN E ZEMRES SE POPULLIT TE TIJ….
        Eshte kjo arsyeja, qe vargjet e tij , i kuptojne te gjithe jo vetem per thjeshtesine, por per mesazhin qytetar qe percjellin.Ato i godisin si thikë edhe njerzit e liq…..Nuk eshte e lehte te shkruash per aktualitetin politik te Dites…Sepse ngjarjet evoluojne…vetem nje njohes i thelle i realitetit dhe qe ka talentin e duhur e arrin ta transmetoje tek njerzit Mezazhin e Aktualitetit politik dhe nevojen e transformimit te shoqerise…
        Une e lexoj me endje poezine tij.
        Kam dhe nje deshire, te cilen, duke perfituar nga anonimati, po jua shpreh hapur.Nuk e di gjendjen shendetsore te Arbenit, ne se e perballon apo jo, por do ta ftoja te vije per vizite ne Austri, te shohim tok, disa nga bukurit e ketij vendi te mrekullueshem alpin, dikur shteti me i madh i Europes, por dhe sot nje popull me tradite, me njerez me temperament aristokrat, qe e duane te bukuren, e duane traditen dhe e duane dhe ruajne Atdheun e tyre me fanatizem.Ne Austri kane studjuar disa nga intelektualet me te shquar shqiptarë, .. te shohim tok Vjenen madheshtore, por dhe Alpet, veçanrisht nje rruge alpine, ku makina ngjitet ne rreth 2500 metra lartesi, dy here me larte se Mali Dajtit…, te shohim akullnaja te perjetshme dhe ujvara nga me te medhat e Europes, ku njera prej tyre, nga 400 metra lartesi sjell rreth 16 mije litra une ne sekonde dhe vendi rreth e rrotull tundet si Termet, ndersa avujt e ujit krijojne nje freski ku frymemarrja ndihet si ne nje Sauna gjigande natyrale…sipas mundesive mund te shohim dhe pjesen veriore te Zvicres gjermanofolse,, disa nga liqenet dhe qytetet me te bukura te saj…Une marr persiper, me nje makine Wohnmobil, ku jane te gjitha kushtet me te domosdoshme, fjetja, dush-wc, klima, kuzhina , qe te mos ta ndieje udhetimin …e marr dhe e bie une ne Shqiperi…
        Neqoftese doni ta shoqeroni dhe ju, atehere do te jete Qershija mbi torte…Sipermarrja eshte imja.
        Arbeni ka “detyrimin” te marr me vehte vetem nje shishe te vogel me uje te bekuar..por vetem te jete zjerë ne Labovë…
        Ju pershendes me shume respekt .Do kisha ardhur me perpara, por ca pune te vogla me kane penguar dhe pres qe koha te jete me e pershtatshme se ketu eshte pak fresket…..Tani kam me shume kohe.
        Ftesen po jua bej publikisht…Te fala Colit.

  • …….tani po shoh mire,
    dhe s’bej me cudi,……

    Une kam qe ne 44-ren qe shoh mire,
    e nuk jam cuditur ndonjehere.
    Ti dashke me u cudite sapo tu hapen syte ?

    • Para 44ës ishte fenomenale! Lumturi e vërtet që na intereson provuan komunistët. Na hoqën shallvaret dhe çitjanet, por me e tmerrshmja është se baba gomarin jua hoqën si mjet trasporti.
      A un dhjefsh në brek kur sjell shembuj të tillë.

  • …gjeniale – thote bylmesi !
    Ju lutem, komentues te nderuar. A ka njeri ti shpjegoje
    ketij Net bylmezit se c’domethene, gjeniale ?
    Se une nuk ja dale dot, me ka mbetur ta “rraf” me shkop thane.

    • @Sallo Sallakja,
      Te mos dish dhe te kerkosh te mesosh, nuk eshte turp…
      Por te mos dish dhe te kerkosh te shitesh si i ditur, eshte injorancë e kulluar…
      Fenomenale dhe gjeniale tek Duka eshte qe ai aq thjeshte dhe ne pak vargje paraqit te te gjithë dramen e Atdheut te vet!…
      Fenomenale dhe gjeniale eshte te japesh Fytyren e vertete te Atdheut tend, nje vend i mrekullueshem, nder me te rrallet ne Planet, me aq shume pasuri mbitokesore dhe nentoksore!
      Natyrisht, ne bote ka dhe vende te tjera te pasura psh ne Nafte, ose ne ne nje mineral tjeter…Por Shqiperia ka male te tera me hekurnikek, duke filluar nga Librazhdi e deri tutje Bilishtit…me shtresa qe disa here i kalojne shume metra te trasha….dhe jane hekur plus nikel , plus kobalt,….Kobalti eshte element radioaktiv,shume i perdorur ne mjeksi por dhe ne fusha te tjera…Dhe Shqiperia zë zë vendin e pare ne Bote per rezervat e Kobaltit, natyrisht ne raport me nr. Popullsise…Shqiperia ze vendin e trete ne bote per rezervat e kromit…Dhe kromi eshte element shume i rendesishem ne industrine e Çelikut…Shqiperia ka rezerva te medha nafte, gazi, te mjaftushme per nevojst e saj , por dhe burime ujore shume medha…nje vend i vogel me gjithe ata lumenj…dhe si po vjen klima uji per shume vende do jete i shtrenjte si lenda energjitike…Nuk po flas per bakrin, dhe minerale te tjera,duke perfshire edhe perzierjet e arit, argjendit e deri ne zonen e Kuksit, mendohen edhe rezerva lendesh radioaktive, por per arsye te ndryshme nuk jane evidentuar deri sot…Nuk po flas per natyren e bregdetin, nje vend aq i vogel, me rreth 400 km bregdet, me reren me te mire ne Europë, rere e imte, teper e pasur ne kripe dhe jod dhe disa regjione deri dhe me rere te thate, mbi gjysem metri thelle,si Divjaka, Velipoja, Semani…
      Nuk po flase per Rivieren tone te mrekullueshme, mbi 200 km, nga Vlora ne Konispol, me nje natyre te brishte dhe me burime te mrekullueshme, Uji i Ftohte ne Vlore, Llogaraja, Dhermiu, Borshi, Himara, Syri Kalter e Ksmili, te cilin para disa vjetesh e kerkonin anglezet si sipermarrje qe ta kthenin nje Makao te dyte, apo nje perle tjeter te botes…
      Nuk po flas per Luginen e Valbones, per Thethin e Vermoshin, per liqenete Ohrit dhe Prespes qe jane resurse natyrore qe i gjen vetem ne vende si Zvicra…Nuk po flase per qytete perla si Shkodra, aq prane Liqenit, dhe Velipojes, Ku prane i bejne fresk dy lumenj te kulluar…dhe i rri siper si Perndeshe Rozafa…Nuk po flas per Krujen, Beratin, Gjirokastren e gurte, qe nuk ja gjen shoqen ne mbare boten”….Nuk po flas per Beratin e një mbi një dritareve…
      Nuk po flase per Vloren e Ullinjve, kete zonje hijerende qe i rrine si roje Sazani e Karaburuni…
      E te tjera, e te tjera….
      Kete sezon veror, nje njeri imi i afert, organizon guida turistike, ku europianet e aapasionuar pas natyres, bejne udhetime te kombinuara, me avion, autobus, me ecje me biçikleta dhe shume kilometra i duane ti bejne si kembësore, qe ta shijojne natyren tone nga afer…Nuk po plas per udhetimet plot adrenaline me Kajak e Gomone, ne Osum dhe ne Vjosen time sykalter, Zemren Blu te Europes, sic e quan nje nga ambientalistet me te shquar gjerman dhe europianë…
      Ja per kete vend dhe per kete pasuri unikale, per kete e quaj fenomenal Duken tone me vargjet e tij te embel si mjalti i Laboves se tij te mrekullueshme…
      Sallo, hiqi syzet politike , qe i ke si bythë kavanozi, dhe do ta kuptoshme mire Arben Duken…
      Nje nga kritiket me te medhenj te artit thote se
      ÇDO GJË GJENIALE ESHTE E THJESHTË, POR JO ÇDO GJË E THJESHTÈ ËSHTË GJENIALE…
      Ndersa nje tjeter Gjeni thote se
      DY GJERA JANE PA FUND, UNIVERSI DHE BUDALLALLEKU NJERZOR…POR NDERSA PER TE PARIN NUK JAM I SIGURTE, PER TE DYTIN, BUDALLALLEKUN JAM I SIGURTE…
      Dhe ketu tek budallalleku, me siguri qe Anshtajni, te perfshin dhe ty Sallo…

    • do ja spjegoja une ,si gjithmone ,mua me ngeli ky hall
      po sot i paska dale ne krah teta Pranferra ,nuk po guxoj 😛
      [ Neti mire qe ju kane ngelur grate ….nexhmija]

  • @Sallo Sallakja,
    Te mos dish dhe te kerkosh te mesosh, nuk eshte turp…
    Por te mos dish dhe te kerkosh te shitesh si i ditur, eshte injorancë e kulluar…
    Fenomenale dhe gjeniale tek Duka eshte qe ai aq thjeshte dhe ne pak vargje paraqit te te gjithë dramen e Atdheut te vet!…
    Fenomenale dhe gjeniale eshte te japesh Fytyren e vertete te Atdheut tend, nje vend i mrekullueshem, nder me te rrallet ne Planet, me aq shume pasuri mbitokesore dhe nentoksore!
    Natyrisht, ne bote ka dhe vende te tjera te pasura psh ne Nafte, ose ne ne nje mineral tjeter…Por Shqiperia ka male te tera me minerale, male te tera psh me hekur nikel duke filluar nga Librazhdi e deri tutje Bilishtit…me shtresa qe disa here i kalojne shume metra te trasha….dhe jane hekur plus nikel , plus kobalt,….Kobalti eshte element radioaktiv,shume i perdorur ne mjeksi por dhe ne fusha te tjera…Dhe Shqiperia zë zë vendin e pare ne Bote per rezervat e Kobaltit, natyrisht ne raport me nr. Popullsise…Shqiperia ze vendin e trete ne bote per rezervat e kromit…Dhe kromi eshte element shume i rendesishem ne industrine e Çelikut…Shqiperia ka rezerva te medha nafte, gazi, te mjaftushme per nevojat e saj , por dhe burime ujore shume të medha…nje vend i vogel me gjithe ata lumenj…dhe si po vjen klima uji per shume vende do jete i shtrenjte si lenda energjitike…Nuk po flas per bakrin, dhe minerale te tjera,duke perfshire edhe perzierjet e arit, argjendit e deri ne zonen e Kuksit, mendohen edhe rezerva lendesh radioaktive, por per arsye te ndryshme nuk jane evidentuar deri sot…Nuk po flas per natyren e bregdetin, nje vend aq i vogel, me rreth 400 km bregdet, me reren me te mire ne Europë, rere e imte, me ngjyre tgri deri ne te çelur, si ne Karibik,…teper e pasur ne kripe dhe jod dhe disa regjione deri dhe me rere te thate, mbi gjysem metri thelle,si Divjaka, Velipoja, Shengjini,Semani, Poroja…
    Nuk po flase per Rivieren tone te mrekullueshme, mbi 200 km, nga Vlora ne Konispol, me nje natyre te brishte dhe me burime te mrekullueshme, Uji i Ftohte ne Vlore, Llogaraja, Dhermiu, Borshi, Himara, Syri Kalter e Ksmili, te cilin , kete te fundit, para disa vjetesh e kerkonin anglezet si sipermarrje qe ta kthenin nje Makao te dyte, apo nje perle tjeter te botes…
    Nuk po flas per Luginen e Valbones, per Thethin e Vermoshin, per liqenet e Ohrit dhe Prespes qe jane resurse natyrore qe i gjen vetem ne vende si Zvicra…Nuk po flase per qytete perla si Shkodra, aq prane Liqenit, dhe Velipojes, Ku prane i bejne fresk dy lumenj te kulluar…dhe i rri siper si Perndeshe Rozafa…Nuk po flas per Krujen, Beratin, Gjirokastren e gurte, qe nuk ja gjen shoqen ne mbare boten ……Nuk po flas per Beratin e një mbi një dritareve…
    Nuk po flase per Vloren e Ullinjve, kete zonje hijerende qe i rrine si roje Sazani e Karaburuni…
    E te tjera, e te tjera….
    Kete sezon veror, nje njeri imi i afert, organizon guida turistike, ku europianet e aapasionuar pas natyres, bejne udhetime te kombinuara, me avion, autobus, me ecje me biçikleta dhe shume kilometra i duane ti bejne si kembësore, qe ta shijojne natyren tone nga afer…Nuk po plas per udhetimet plot adrenaline me Kajak e Gomone, ne Osum dhe ne Vjosen time sykalter, Zemren Blu te Europes, sic e quan nje nga ambientalistet me te shquar gjerman dhe europianë…, i cili kerkon ta shpallin Park Natyror me mbrojtje nga Bota, ku Vjosa te mbetet e virgjer, pa pengesa, te formoje me dredhat dhe degezimet e saj, ishuj te vegjël, si ti doje Tezja…, me Ngjalen e saj te rralle dhe peshq te rralle, Forelen e saj qe e ruan shtepizen ne ujrat e kaltra te Bënçes, Kelcyres dhe perrenjve malore…me Rrapin e vet te veçant, ne mbare boten, me gjithe Floren e mrekullueshme qe ambientalistet e vleresojne shume si te vecantë…
    Ja per kete vend dhe per kete pasuri unikale, per kete e quaj fenomenal Duken tone me vargjet e tij te embel si mjalti i Laboves se tij te mrekullueshme…
    Sallo, hiqi syzet politike , qe i ke si bythë kavanozi, dhe do ta kuptoshme mire Arben Duken…
    Nje nga kritiket me te medhenj te artit thote se
    ÇDO GJË GJENIALE ESHTE E THJESHTË, POR JO ÇDO GJË E THJESHTÈ ËSHTË GJENIALE…
    Ndersa nje tjeter Gjeni thote se
    DY GJERA JANE PA FUND, UNIVERSI DHE BUDALLALLEKU NJERZOR…POR NDERSA PER TE PARIN NUK JAM I SIGURTE, PER TE DYTIN, BUDALLALLEKUN JAM I SIGURTE…
    Dhe ketu tek budallalleku, me siguri qe Anshtajni, te perfshin dhe ty Sallo…

  • Zoti Neti ju falenderojme shume une dhe Arbeni per ftesen tuaj qe e beni me shume dashuri dhe respect Arbeni me te vertete qe eshte I semure por besoj do te pranoj ftesen tuaj dhe do ta marri ne konsiderate qe te mund ta vime Ju falenderoj edhe nje here nga ana ime dhe do te lidhemi perseri dhe mund te flasim edhe ne telefon Ju pershendes shume dhe ju dergoj te fala nga Arbeni

  • Zoti Neti ju falenderoj per ftesen tuaj qe e beni me shume dashuri per Arbenin Une mendoj qe do ti bente shume mire nje udhetim I tille ne natyre dhe pse ai eshte shume I semure Besoj se ftesen tuaj Arbeni do ta pranoj me shume respect per ju Do te lidhemi ne telefo Ju pershendes me shume respect per ju dhe gjithashtu nga Arbeni keni shume te fala

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *