Grabitja e autobusit, arrestohen dy vëllezër

anazapta

Dy vëllezër janë vënë sot në pranga për grabitjen e autobusit në Tepelenë. Babush dhe Melsen Ruçi, nga fshati Mamaj i Tepelenës,  janë arrestuar nga policia si personat përgjegjës për grabitjen e udhëtarëve.

Një ditë më parë, autobusi i linjës Tepelenë-Krahës u grabit nga dy persona të mëskuar dhe me armë. Në autobus ishin gjithsej 20 veta, të cilëve grabitësit e maskuar dhe me armë u morën një shumë prej 300 mijë lekësh.

 

Grabitja

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Majosh. Sipas udhëtarëve, dy grabitësit kanë qëlluar fillimisht në drejtim të autobusit. Drejtuesi i mjetit, Sokol Berxhaj, ka ndaluar autobusin dhe dy grabitësit kanë kërkuar paratë që pasagjerët kishin me vete. Shoferi u ka dorëzuar atyre paratë e biletave dhe ato që i kanë dhënë pasagjerët, një shumë gjithsej 30 mijë lekë të reja. Në autobus ndodheshin gjithsej 20 veta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *