Një karburant ka rënë pre e grabitjes në aksin rrugor Novoselë-Vlorë.
Policia bën me dije se dy persona të maskuar kanë grabitur pikën e karburantit rreth orës 04:35 minuta të mëngjesit të sotëm.
“Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se kanë qenë dy shtetas të cilët janë afruar pranë pikës së karburantit në këmbë e të maskuar, të cilët kanë kërcënuar rojën e karburantit shtetasin A.L., dhe i kanë marrë (vjedhur) një vlerë monetare prej 35.000 lekë të vjetra”, thuhet në njoftim.
Policia menjëherë ka ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
