Maskat grabisin pikën e karburantit, plagosin punonjësin

anazapta

Një pikë karburanti është grabitur me armë mëngjesin e sotëm, ndërsa një person është plagosur. Ngjarja ndodhi në rrugën Korçë-Pogradec, ky dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë goditur punonjësin e karburantit me qytën e automatikut dhe më pas kanë marrë paratë që ishin në arkë, rreth 1 mln lekë. Grabitësit e kanë mbyllur në tualetin e lokalit punonjësin e plagosur dhe janë larguar. Kanë qenë familjarët e këtij të fundit, të cilët i kanë dhënë atij ndihmën e parë dhe kanë njoftuar policinë. Hetimet vijojnë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *