Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Maskat rrahin barbarisht dhe grabisin çiftin e moshuar
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Maskat rrahin barbarisht dhe grabisin çiftin e moshuar
KronikeLajm i fundit cicerr

Maskat rrahin barbarisht dhe grabisin çiftin e moshuar

anazapta
Published November 4, 2013
Share
SHARE

DELVINË– Persona të maskuar rrahin barbarisht dhe më pas grabisin çiftin e të moshuarve që jetonte i vetëm prej disa vitesh. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së shtunë, në fshatin Velahovë të komunës Mesopotam të Delvinës. Kostandin dhe Vasiliqi Voli, 85 dhe 82 vjeç, përfunduan të plagosur në spitalin e Sarandës me hematoma në fytyrë dhe trup, por pa rrezik jete. Banorët e fshatit i kishin gjetur në gjendje kritike pas zhurmës së krijuar dhe thirrjeve për ndihmë. Policia vendore nisi menjëherë hetimet dhe mori dëshminë e të moshuarve, sipas të cilëve, autorët ishin dy persona që mbanin kapuçë në kokë, të paarmatosur dhe që u morën të gjitha sendet me vlerë, kryesisht bizhuteri dhe një shumë lekësh të kursyera nga pensioni. Policia e Sarandës konfirmoi ngjarjen e rëndë dhe bëri me dije se ka nisur veprimet proceduriale për akuzat “vjedhje me dhunë” dhe “plagosje”. Por megjithëse janë shoqëruar të paktën 10 persona të dyshuar si kontigjent vjedhjesh në këtë zonë, deri në mbrëmjen e djeshme nuk ka pasur të arrestuar për krimin. Çifti ka dëshmuar para hetuesve nga shtrati i spitalit, se autorët nuk i kanë njohur dot, pasi mbanin maska, por teksa i kërcënuan me jetë dhe rrahën për të treguar paratë, i lanë të gjakosur dhe u larguan. Sipas skenës së ndërtuar nga grupi hetimor, autorët kanë pasur dijeni se të moshuarit jetonin vetëm. Ndaj dyshohet se janë banorë të zonës përreth komunës së Mesopotamit ose të Sarandës. Ata kanë pritur mesnatën, kur banorët e fshatit kanë rënë për të fjetur, teksa kanë hyrë me forcë në banesë. Të trembur, të moshuarit 85 dhe 82 vjeç nuk kanë bërë rezistencë. “U thamë se nuk kishim para, por ata na goditën me grushte në fytyrë dhe trup dhe na shtynë, duke na thënë se do na vrisnin. Kontrolluan vetë shtëpinë dhe më pas morën ato që gjetën”, i thanë të dëmtuarit grupit hetimor. Ekspertët kanë marrë gjurmët e gishtrinjve në banesë për t’i krahasuar me ato të dosjeve penale dhe që mund të ndihmojnë në identifikimin e agresorëve. Autorët nuk mbanin armë, por sipas të moshuarve Voli, kishin leva në duar. Policia tha se të moshuarit janë jashtë rrezikut për jetën, por të shokuar nga ngjarja. Një javë më parë një tjetër grabitje ndodhi edhe në fshatin Rumanxa, ku ende nuk ka asnjë të arrestuar mbi ngjarjen, ndërsa kjo zonë njihet si minoritare.

anazapta November 4, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?