Maska bëhet e detyrueshme në ambientet e mbyllura, do ketë penalizime kush nuk e përdorë!

Leda Hysa

Maskat do të jenë të detyrueshme në ambientet e mbyllura.

Kështu deklaroi Minsitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit në Qendrën Shëndetësore nr. 8 në Tiranë, për ndjekjen e pacientëve të prekur nga COVID19 nga mjekët e familjes.

Ajo tha gjithashtu, se të gjithë ata individë të cilën nuk do e mbajnë maskë, do të penalizohen.

“Me vendimin e Komitetit Teknik, kemi vendosur që maskat të jenë të detyrueshme për të gjithë individët. Të gjithë ata individë të cilët nuk do të përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen. Kjo është një detyrë e gjithësecilit. Nuk mund të rrezikojmë njerëzit tanë të dashur dhe personelin që ndodhen në vijën e parë të luftës, nuk mund ta çojmë sistemin shëndetësor në kolaps. Shëndeti nuk ka çmim.”

 

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Kush eshte kjo dhiare qe e shkruan kete artikull.
    Do te kete penalizime kush nuk e perdore..’
    O qenie, kur thote ceno,
    “kush (nuk) e perdor”..ate, masken..kush, ai. apo ajo..veta e trete numri njejes..
    O dhiare pa shkolle. Shkoni merrni mesime te gjuhes shqipe se late nam.
    Mjere ky vend, as per te shkruar nuk dine, imagjino te kene mendime llogjike ne koke

  • Maskat moj zonje duhet ti beni te detyrueshme kur :
    1- te keni standartizuar masken qe te mbron vertet
    2- te ndalohet perdorimi i bezeve qe nuk kane asnje garanci mbrojtese
    3- shperndajini maskat falas.
    Kjo eshte detyra juaj si shtet.
    Nese vazhdoni me tenderat dhe PPPte, atehere duheni penalizuar juve per rrezikim te shendetit publik dhe per shperdorim te fondeve publike.
    Rama duhet te jete i pari ne listen e personave me rrezikshmeri publike sepse po shperdoron fondet publike per rruge e tendera qe nuk jane te rendesise jetike per popullin.
    Gjithe ato fonde duhet te kalojne per garancine e shendetit publik. Ne te kundert ky shtet po i afrohet krizes se falimentimit total

  • Kesaj “gjinkalles” i ka ardh goja ,si Piperos dhe nja dy kukumjackave te tjera qe kane dale nga profesioni dhe po bejne policin.
    Me cfar ligji kushtetues do te zbatosh ti venien e gjobes,apo keshtu te kane thene ,keshtu te vjen urdheri dhe keshtu ben ,se elbete te heqin dhe nga puna e s’ke faj,se nuk gjejne dot minister tjeter.
    Zaten kur kane rene te gjitha institucionet ne batakun e tallavase ,ne menyren e te berit te puneve dhe zbatimit te ligjit,nuk ka sesi dhe ju te jeni imunizuar.
    Na je dukur më serioze e më simpatke ne ditet e para te pandemise,ishe me e besueshme dhe më e fushes,sikur rrezatoje miresi,shprese.Dhe edhe pse syte e tu tregonin lodhje e strapacim,mundoheshe mos e jepje vehten dhe mbi te gjitha kishte embelsi ne zerin tend,kishe mase ne keshillat e tua dhe kjo nuk ishte pak per ju si Ministre ,per mesazhin qe percillje.Por ja tani dukesh qe ke ndryshuar totalisht,je krejtesisht e sfumuar,sikur je e “mirinformuar”per lojen dhe je fut ne rol “koke e kembe”dhe keshtu te duket se po e ben mire,por jo ,nuk eshte ashtu,ja qe stonon aq shume sa nuk e dime se kush eshte Manastirliu i vertete,ajo e Marsit apo kjo e Korrikut!?
    Sigurisht kjo e fundit,them une,se dukesh me e kuruar,me e cllodhur,me e relaksuar,se elbete edhe po vdiqen njerzit,vdesin ne shtepi,se ne spitale vdesin vetem nga corona dhe jeni te cfajsuar. Keshtuqe duke vene perfundimisht edhe masken ( ku gjate karantimit nuk e kishe) ,nuk te shohim cfar belbezon brenda saj.qe gjithsesi te shkoka edhe ty.
    Sidoqofte ,ngelet per te thene,sa poshte ke rene.apo si ka mundesi qe “ke rene brenda e s’del dot”,sepse duket si rast i“ralle “ ne keto kohera “te arta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *