MASR hap garën për anëtarët e Bordit të Administrimit në universitete

Ornela

Nis gara për zgjedhjen e kandidatëve që do të jenë në Bordin e Administrimit të Universiteteve, si përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Në urdhërin e miratuar dy ditë më parë, dikasteri i arsimit ka përcaktuar afatet dhe procedurat që do të zbatohen për zgjedhjen e antarëve që do të përfaqësojnë këtë institucion në Bordet e Administrimit të strukturave të arsimit të lartë.

Për secilin institucion universitar është konfirmuar edhe numri i anëtarëve që do të përfaqësojnë MASR në Bord. Konkurimi do të zhvillohet me anë të dosjes. Afati final i dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët garues për anëtarë të Bordit do të jetë data 15 shkurt.

Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ, i cili garanton përmbushjen e misionit të institucionit të arsimit të lartë, mbarëvajtjen financiare dhe administrative të tij.

Bordi përbëhet nga shtatë anëtarë të punësuar me kohë të pjesëshme. Ndërsa përfaqësuesit e institucioneve të arsimit të lartë në Bord do të përzgjidhen nga senatet akademike të universiteteve me një mandat 5-vjeçar.

Sipas kushteve të përcaktuara në urdhër, anëtarët përfaqësues të MASR duhet të jenë ekspertë të njohur nga fushat ekonomike, menaxheriale, akademike, publicistike dhe juridike. Në përfundim të afateve të konkurimit, një komision ekspertësh do të vlerësojë të gjitha kandidaturat e paraqitura, për të zgjedhur numrin e antarëve të përcaktuar për secilin universitet, të cilën e gjeni të detajuar në tabelën bashkangjitur shkrimit.

Shpërblimi maksimal për këta anëtarë do të jetë deri në 25 mijë lekë në muaj. Bordi i Administrimit ka këto funksione kryesore: “Garanton qëndrueshmërinë financiare të institucionit të arsimit të lartë dhe përmbushjen e misionit të tij, me propozim të Senatit Akademik, miraton planin strategjik të zhvillimit të institucionit dhe mbikëqyr zbatimin e tij”.

Po me propozim të Senatit Akademik, miraton buxhetin vjetor dhe atë afatmesëm të institucionit dhe mbikëqyr zbatimin e tyre, miraton numrin e personelit në të gjitha nivelet, vlerëson paraprakisht mbylljen dhe riorganizimin e institucionit të arsimit të lartë, si dhe ndarjen ose bashkimin e institucionit të arsimit të lartë, me një institucion tjetër të arsimit të lartë.

Gjithashtu Bordi miraton paraprakisht hapjen, riorganizimin ose mbylljen e njësive përbërëse të institucionit të arsimit të lartë, jep mendim për projektrregulloren e institucionit dhe miraton rregulloren financiare të tij, përcakton rregullat për shpërndarjen e të ardhurave që siguron institucioni nga ushtrimi i veprimtarive të tij, si dhe mbikëqyr përdorimin e burimeve të financimit.

Nga ana tjetër Bordi është përgjegjës për caktimin e kritereve e të procedurave për punësimin e administratorëve dhe personelit administrativ, mbështetur në aktet e institucionit të arsimit të lartë, emëron dhe shkarkon administratorin e institucionit, miraton paraprakisht statutin e institucionit të arsimit të lartë, para se t’i përcillet Senatit Akademik, miraton raportin e detajuar vjetor të veprimtarisë së institucionit, të hartuar nga rektorati.

Kërkesat e përgjitshme dhe të veçanta që duhet të përmbushë kandidati

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi për të vepruar.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe veprimi në grup.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që i lejojnë kryerjen e detyrës përkatëse.
  • Të mos ketë marrë masë disiplinore të largimit nga detyra në institucionet ku ka qenë i punësuar më parë.
  • Të mos jetë i dënuar penalisht me vendim gjyqësor të formës së prerë.
  • Të jetë person me profil publik dhe arritje të shquara brenda dhe jashtë vendit në fushat akademike, publicistike, menaxheriale, ekonomike dhe juridike.
  • Të ketë të paktën 10 vjet përvojë pune në fushat akademike, publicistike, menaxheriale, ekonomike dhe juridike. Përparësi do të kenë kandidatët që kanë përvojë praktike në arsimin e lartë.
  • Të ketë integritet etik dhe profesional.
  • Të mos jetë i angazhuar në funksione drejtuese partiake.
  • Të jetë i padënuar.
  • Të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor, ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991.
  • Të njohë të paktën një gjuhë të huaj.
  • Të mos ketë konflikte interesi në përmbushje të kërkesave dhe dispozitave ligjore.

 

Lista e dokumentacionit, vendi dhe afafti i dorëzimit

  • Kërkesë për aplikim ku të jetë specifikuar institucioni i arsimit të lartë ku kandidon.
  • Jetëshkrimi i plotësuar në gjuhën shqipe.
  • Fotokopje e diplomës, përfshirë edhe atë të ciklit të parë “Bachelor”. Për diplomat dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë, duhet të përcillet vërtetimi i njohjes dhe njehsimit të diplomës dhe certifiktaës të lëshuara nga strukturat përgjegjëse në vend.
  • Fotokopje e librezës së punës.
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
  • Vërtetim i lëshuar nga gjykata.
  • Vetëdeklarim mbi mosangazhimin partiak në funksione drejtuese partiake.
  • Vetëdeklarim mbi konfliktin e interesit.
  • Vetëdeklarim për verifikimin e vërtetësisë së dokumenteve të paraqitura nga kandidati.
  • Vetëdeklarim se nuk kanë qenë anëtar, ose bashkëpunëtor, ose të favorizuar të ish- Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991.
  • Paraqitja e dokumenteve duhet që të bëhet me postë zyrtare në adresë të MASR, apo edhe dorazi brenda datës 15 shkurt.

Ja sa përfaqësues do ketë Ministria e Arsimit në Bordet e Administrimit në 12 universitetet publike

DITA

Share This Article
1 Comment
  • Personi me i aftë për antar bordi është strateg’ja nderplanetare kozmike ndërkombetare Kejdi dhembcakallja për arsye se ka drejtuar reformen arsimore të leshitdhise dhe haremin veror të Jales qysh në moshën 18 vjecare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *