Shtohen mundësitë për studime të nivelit “Master profesional” në Fakultetin Ekonomik. Për pranimet e vitit të ri akademik 2018-2019, studentët mund të aplikojnë për studime të nivelit të dytë edhe në programin e ri: “Master profesional në Menaxhim Shëndetësor”.
Zhvillimi i studimeve në këtë program do realizohen nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë midis dy universiteteve: Universitetit të Mjekësisë (nëpërmjet Departamentit të Shëndetit Publik në Fakultetin e Mjekësisë), si dhe Universitetit të Tiranës (nëpërmjet Departamentit të Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë). Ndërsa diploma do të lëshohet nga Fakulteti i Mjekësisë.
Dita shkruan se ky program studimi synon zhvillimin, ose forcimin e kapaciteteve në menaxhim, planifikim dhe administrim të organizatave të kujdesit shëndetësor të të gjitha niveleve të sistemit shëndetësor.
Studimet në këtë program do të ofrohen për të gjithë profesionistët që janë pjesë e strukturave drejtuese, ose menaxhuese të organizatave të kujdesit shëndetësor, ose të atyre që aspirojnë të punojnë në pozicione të tilla, me qëllim për t’i aftësuar më tej dhe për t’i përgatitur për një menaxhim më efektiv të organizatave të kujdesit shëndetësor.
p.k/dita

Kjo eshte per Arben Ahmetes, kur ta beni minister te Shendetise.
Per 3 muaj e mbaron