“Masterplan për gazifikimin e vendit” Belinda Balluku jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Rovena Cerka

Ministrja e Energjisë dhe Infrastukturës, Belinda Balluku është shprehur se qeveria ka një “masterplan” për gazifikimin e vendit dhe që do të sjellë zhvillim ekonomik.

Balluku tha në një interviste se gazifikimi do të bëhet i mundur nga TAP dhe investimi i kompanive amerikane në TEC-in e Vlorës.

“I gjithë investimi do të behet nga SHBA, nga dy kompanitë e tyre dhe nuk do të ketë një investim nga shteti shqiptar por vetëm nga SHBA”, u shpreh Balluku.

Ministrja Balluku nënshkroi javën e kaluar një marrëveshje me Exxon Mobil dhe Excelerate Energy.

Kjo marrëveshje përfshin zinxhirin e plotë, duke nisur nga konvertimi i TEC Vlorë me LNG, tek ndërtimi i një terminali të ri gazifikimi, dhe deri tek shpërndarja në shkallë të vogël e LNG, duke shndërruar kështu Vlorën në pikë rajonale shpërndarëse.

Balluku tha gjithashtu se “pjesë e marrëveshjes është se ky TEC do të prodhojë sipas nevojave të Shqipërisë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *