Ka keqinformim, ja çfarë do të ndodhë me Hyrjen e Parkut të Liqenit

redaktor

Këtë javë qytetarët i Tiranës u njohën me një lajm të mirë, lidhur me shtimin e hapësirave të gjelbra, por veçanërisht me projektin e Hyrjes së Parkut të Liqenit Artificial dhe Masterplanin, që do t’i japë një hapësirë të re çlodhëse, të shkëlqyer kryeqytetit. Pavarësisht se pati keqinformim për hyrjen e parkut të liqenit, lajmi i mirë është fakti se jo vetëm që nuk i është marrë 1 mm katror liqenit, por i janë shtuar 5.5 hektarë nga ish Garda e Republikës.

Projekti i hyrjes së parkut të liqenit, nuk parashikon asnjë ndërtim të ri. Përkundrazi, ai sjell prishjen e 13 nga 14 godinat ekzistuese të Gardës së Republikës, duke ia kthyer hapësirën në fjalë qytetarëve. Nga 14 ndërtesa të Gardës, 13 do të rrafshohen dhe do t’i kthehen si hapësirë e gjelbër liqenit. Ajo që do të mbetet, do të shndërrohet në qendrën e shërbimeve publike, një hapësirë ku qytetarët do të kenë një stacion me një ndalesë për të marrë pasaportën, certifikatën, për të lidhur pensionin apo ndihmën ekonomike. Projekti përbëhet nga 10 miniprojekte, të cilat synojnë më shumë hapësira argëtuese për të gjitha moshat, duke filluar nga fëmijët deri tek të rriturit. Njëri prej tyre është rehabilitimi i digës, një tjetër është pista e vrapimit, një tjetër është korsia për biçikletat.

Bashkia e Tiranës u kujdes për të gjetur një zgjidhje sa më të pranueshme edhe për banorët e komunitetit rom që jetonin në atë zonë në kushte të papranueshme.

Bashkia e Tiranës ka gjetur një zgjidhje të arsyeshme për secilën familje, duke u ofruar atyre edhe subvencionimin e qerasë, por edhe strehim në qendrën tranzitore të emergjencave në Tufinë. Hapësira e zënë prej disa vitesh, u është rikthyer qytetarëve dhe momentalisht po rehabilitohet.

Sipas rastit dhe dëshirës së tyre, disa prej familjeve zgjodhën subvencionet në formën e qerasë mujore dhe përfaqësuesit te Bashkisë i mbështetën për të marrë me qira apartamente në kryeqytet. Familje të tjera zgjodhën të jetojnë në Qendrën Tranzitore të Emergjencave në Tufinë, e krijuar nga MMSR, dy vjet më parë, kur një skuadër tjetër e Bashkisë e përzuri Komunitetin Rom për t’i hapur rrugë një zhvillimi privat në territorin e Bashkisë.

Kjo e fundit siguroi transportin për të gjitha familjet e regjistruara në qytete të tjera që kanë në pronësi të tyre banesa atje dhe që vendosën të rikthehen në shtëpitë e tyre. Nëpërmjet këshillimit të vazhdueshëm, mbështetjes teknike dhe logjistike u arrit të përfundohet ky proces në mënyrë të civilizuar, pa asnjë incident apo problem.

 

*Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës

Share This Article
8 Comments
  • Perse ky projekt nuk u be i ditur para fushates elektorale te Erit ?
    Perse qenka e domosdoshme qe pikerisht ketu ( se qenka shume prane qytetareve???!!!!) te ndertohet qendra e sherbimeve publike ? Publik jane vetem ata qe e kane shtepine ne Tiranen e re ? Po ata qe jetojne ne gjithe qoshet e tjera te Tiranes nuk jane publik dhe nuk do donin ti kishin afer keto institucione? Keto jane mashtrime per naive.
    Perse i jeni qepur asaj zone si hijenat dhe to cvatni dhe hapesirat e fundit qe i kane mebtur Tiranes?
    Lajmi i mire se vendin qe po largoni komunitetin rom do e pyllezoni NUK E LARGON VEMENDJEN NGA BETONIZIMI qe po vazhdoni ti beni Tiranes.

    Emisionet e para disa koheve tek Dudush-lepurushi ne TOP-CHANEL duke nxejrre ne ekran nje toke te pasistemuar me disa makina duke pyetur qytetaret e painformuar : eshte me mire kjo toke apo ndertesat -MOSTRA PREJ BETONI qe kish lançuar Rama ne lajmin per projektin eshte nje farse e shemtuar qe perdor politika qe fatkeqesisht kemi qene naive kur kemi menduar, shpresuar, mbeshtetur dhe votuar nje qeveri qe nuk eshte se ndryshon shume nga ajo qe iku.

    Populli ( fatkeqesisht trutallash per keto manipulime te politikes) duhet te ngrihet dhe te mos lejoje me asnje ndertim, asnje meter kub beton ne kete zone.

    • Perse na ben me dhimbje sysh o Mira? Perse, perse perse, ik moj lepurushe bej ndonje pune qe te fitosh para dhe te blesh karrota se me duket ke kohe pa ngrene karrota.

      • A ke gje per te thene per betonin ? Nuk ke i ziu ti, e vetmja gje qe ke eshte llapa per te lepire prapanicat e pushtetareve

  • po moj shoqe po cdo lloj pune qe behet per temir te komunitetin u duket sketerr, ju jeni mesu me kryetarin e juaj qe e zbukuroi tiranen e beri si hale.

  • Ore ky po perserit si papagall propaganden e Erionkes e nuk po shpjegon asgje. Psh. perse nuk thote sa m3 ndertim do te behet, si dhe qysh eshte marre ky vendim pa pyetur qytetaret? Ku shkoi transparenca dhe pjesemarrja ne vendimarrje e qytetareve. Keto perrallat me gjelberim jane njesoj si perrallat e diplomave te Erionit.

  • Per nje garazh biçikletash te obori i shtepise private do duhet te hysh ne njeqind labirinte administrative per te marre leje ndertimi e mjedisore duhet pyetur publiku, qente dhe macet e mehalles…

    Keta nuk kane te drejte te vene asnje tulle ne ate vend sepse i gjithe publiku i Tiranes eshte kunder betonit.
    As duhet ti shkoje ne mendje nje gje e tille pike

  • Te behej per te miren e komunitetit shpallej publik me kohe projekti dhe konkursi.

    Nderkohe cdo gje eshte mbajtur e fshehur. E vetmja gje qe po behet eshte heqja e Gardes prej aty duke i bashkuar Parkut nje hapesire te gjelbert qe ekziston qe tani. Pastaj do beheshka nje ndertim “i vockel” po se kush do e fitoi e ca do behet askush nuk e thote. Po ju ore te uruar kur paskeni qef te shtoni hapesiren e gjelber, kete ndertimin pse valle doni ta beni me patjeter?

  • Le te shpresojme qe me kete project te behet dicka e mire ne sherbim te komunitetit. Besojme dhe shpresojme. Ne fund keni te drejte te falenderoni ose te mallkoni. Me durim ,me qetesi, me urtesi. Ajde “tung,,.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *