Mat, asgjësohen 500 bimë kanabisi te “Gryka e Larit”

anazapta

Operacioni antikanabis shtrihet edhe në zonat e thella të qarkut të Dibrës. Efektivët e Komisariatit të Policisë Mat, ka ndërmarrë dy ditë më parë një aksion për kontrollin e territorit, ku dyshohej për kultivim të bimë narkotike, në zonën e komunës Xibër të rrethit Mat. Gjatë kontrollit të ushtruar, në vendin e quajtur “Mali i Zi, gryka e Larit”, është gjetur një parcelë e mbjellë me bimë narkotike të llojit hashash. Policia njoftoi se ka shkulur dhe djegur me zjarr 500 bimë kanabisi në një terren të shpyllëzuar pa pronarë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *