I kanë zënë pritë për herë të dytëë por këtë herë ka qënë fatale për 48-vjeçarin Xhavit Lleshi . Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Pujt të Matit ku Lleshi është qëlluar me breshëri automatiku duke ndërruar jetë.
Mësohet se viktima ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur persona ende të identifikuar I kanë zënë pritë duke derdhur mbi të 15 plumba.
Sipas informacioneve, kjo është hera e dytë që 48-vjeçarit I bëhet atentat. Një vit më parë po në të njëjtin vend ai është qëlluar me armë por ka mundur të shpërtojë.
Dyshohet se vrasja ka si motiv hakëmarrjen ndërkohë që policia po v ijon hetimet për të identifikuar autorët dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./ora