Mat, dhuna ndaj bashkëjetueses i zbulon arsenalin me armë, granata, eksploziv dhe vjedhjen e energjisë

redaktor

Dhuna ndaj bashkëjetueses zbulon në banesën e të dyshuarit edhe një arsenal të tërë armatimi që mbahej i fshehur, por edhe ndërhyrjen e paligjshme në rrjetin elektrik, duke vjedhur energjinë. Policia e Matit vuri në pranga orët e vona të së mërkurës të dyshuarin Hazbi Kutagja, 42 vjeç, banues në komunën Suç, për akuzat “dhunë në familje”, “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe “vjedhje të energjisë elektrike”. “Shkak u bë një telefonatë për dhunë fizike në familje nga gruaja me inicialet I. K., (bashkëjetuesja e të ndaluarit), që solli edhe kapjen e armatimit”, tha policia. Janë sekuestruar një automatik “Kallashnikov”, 2 pushkë, rreth 200 fishekë të ndryshëm, 2 granata dore, 6 ndezës granatash, 125 kapsolla elektrike, 10 kallëpe eksplozivi dhe 20 metra fitil zjarrpërcjellës. Por gjatë kontrollit nga grupi i OSHEE Kutagjës iu gjet edhe një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *