Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Matit pasi janë kapur me arsenal armësh e lëndë plasëse, si dhe lëndë narkotike në banesë. Gentian Kërçiku, 25 vjeç dhe Arian Dalipi, u vunë në pranga na banesat e tyre në fshatin Fshat të Matit, pas një operacioni të policia. Blutë e Matit sekuestruan në banesat e tyre një automatik, lëndë eksplozive, kapsolla detonatore, municione, si dhe 10 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Municionet dhe lënda narkotike mbahej e fshehur në një kënd të veçantë të shtëpisë, ndërkohë që asnjë prej familjarëve nuk ka qenë në brendësi të ekzistencës së tyre. Mësohet se të arrestuarit nuk figurojnë persona me precedentë penalë. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar prejardhjen e destinacionin e municioneve, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që dy të rinjtë të kenë vepruar brenda një rrjeti trafiku municionesh. Tre ditë më parë në Kamëz u zbulua brenda një lokali një person që kishte ardhur nga Mati me 4 kallëpe dinamiti, ndërsa kishte precedentë të shumtë penalë.
