Mat/ Masivi shkëmbor bie mbi banesë, dëmtohet rëndë 53 vjeçari

Leda Hysa

Një masiv shkëmbor është shkëputur dhe ka dëmtuar një banesë në fshatin Xibër të Matit, dhe për pasojë është plagosur rëndë i zoti i shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.30.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor dhe ka konstatuar se në lagjen “Mali i Zi”, fshati Xibër-Murrizë, Mat, nga rreth 100 metra lartësi është shkëputur nga shpata e malit një masiv shkëmbor, duke çarë murin e banesës së shtetasit B.T, rreth 53 vjeç, ku për pasojë ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Shtetasi B.T, pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Burrelit është nisur drejt spitalit të Traumës, Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Në banesë ndodhej e gjithë familja, por fatmirësisht ata nuk janë dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *