Një 14-vjeçar dhe xhaxhai i tij janë mbytur sot në një gropë uji në Macukull të Matit. Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht . mësohet se fillimisht në ujë ka hyrë për t’u larë djaloshi, por pasi nuk ka dalë prej andej, xhaxhai i tij, Ramazan Pili, 52 vjeç, është futur për ta shpëtuar. Por as burri nuk ka mundur t’i shpëtojë forcës thithëse të ujit, thellësia e të cilit arrinte në 8 metër. Policia ka nisur kërkimet për trupat e dy viktimave.
Mësohet se në Macukull gropat përmbajnë ujë me temperatura të ftohta, për shkak të borës që shkrin me vonesë. Temperaturat e larta e kanë nxitur adoleshentin të futet në ujë për t’u freskuar, çka ka çuar në një tragjedi të dyfishtë.
