Mat, plagosen 3 persona nga një konflikt për rrugën

anazapta

Një konflikt për një rrugë në mes të dy fiseve në rrethin e Matit ka shkaktuar 3 të plagosur. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gurr i Bardhë, Komuna Xibër në Mat, ku fiset Zela dhe Kuqi janë konfliktuar me mjete të forta. Mësohet se tre persona janë plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spital, prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon hetimet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *